Konsultim publik është hapur për Draft-Udhëzimin për transmetuesit për Zgjedhjet lokale 2025

Shkup, 24 shtator 2025 – Këshilli i Agjencisë në seancën e sotme të 11-të, miratoi  Draft-Udhëzimin për transmetuesit për Zgjedhjet lokale 2025.

Përgatitja e dokumentit u parapri nga disa konsultime me institucionet që kanë kompetenca lidhur me zgjedhjet – KSHZ-në, KSHPK-në dhe Entit Shtetëror për Revizion. Për pasaktësitë e konstatuara në Kodin Zgjedhor që ndikojnë në ndarjen e kohës për RPP tek transmetuesit dhe për pagesën e mjeteve buxhetore për RPP nga KSHZ, të katër institucionet me shkresë të përbashkët informuan dhe Kuvendin e RMV-së.

Draft-udhëzimi ka për qëllim të sqarojë zbatimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor që i referohet transmetuesve për Zgjedhjet lokale 2025. Bëhet fjalë për ndarjen e kohës për reklamat politike me pagesë (RPP), shënjimin e porositësit të reklamimit, ndarjen e kohës në lajmet tek Shërbimi publik radiodifuziv, prezantimin politik papagesë të Kanalit Parlamentar dhe sigurimin e aksesit në përmbajtjet e procesit zgjedhor për personat me pengesa.

Аgjencia fton të gjitha palët e interesuara të marrin pjesë në konsultimin publik dhe mendimet dhe sugjerimet e tyre për Draft-udhëzimin t’i dorëzojnë në mënyrë elektronike е-mail adresën contact@avmu.mkjo më vonë se 25 shtator 2025 (e enjte) deri në ora 16:30.

Propozim i dorëzuar për Draft Udhëzimin për Zgjedhjet Lokale 2025 nga TV Sitel – 25.09.2025 

Shënime dhe opinion ligjor për Draft-Udhëzimin për transmetuesit për zgjedhjet lokale 2025 nga Partia Politike e Majtë (Levica) – 25.09.2025 



Accessibility

Accessibility