Shkup, 19 tetor 2025 – Në bazë të raporteve nga monitorimi i kryer mbi prezantimin mediatik zgjedhor, Këshilli i Agjencisë në seancën e sotme të 14-të, ka vendosur inicimin e procedurave kundërvajtëse kundër TV Kompani 21-М dhe TV Shutell për shkelje të heshtjes zgjedhore në rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale 2025.
Në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, ТV Kompani 21-М më 18 tetor, ditën e parë të heshtjes zgjedhore, ritransmetoi reprizë të programit të veçantë informativ Klik pllus – Debate zgjedhore, transmetuar premier më 17.10.2025, realizuar si debat në të cilën marrin pjesë tre kandidatë për kryetar komune të Komunës Qendër, përkatësisht ka transmetuar informacione dhe materiale audiovizuele në të cilën marrin pjesë pjesëmarrësit në zgjedhje.
ТV Shutell me datë 18 dhe 19 tetor, gjatë dy ditëve të heshtjes zgjedhore, transmetoi informacione dhe materiale audiovizuele në të cilën marrin pjesë pjesëmarrës në zgjedhje, përkatësisht transmetoi spot muzikor (video-klip) dhe emision dokumentar në të cilën paraqitet kandidati për kryetar komune të Komunës së Shuto Orizarit.