Shkup, 19.10.2025 – Gjatë mbikëqyrjes së prezantimit mediatik zgjedhor të programit TV Kompani 21-М, transmetuar me datë 18 tetor 2025, Agjencia ka konstatuar shkelje të nenit 76-b paragrafi 3, në lidhje me nenin 69-a paragrafi 2 të Kodit Zgjedhor.
Në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, TV Kompani 21-М , gjatë kohës së heshtjes zgjedhore për rrethin e parë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2025, transmetoi reprizë të programit të veçantë informativ Klik pllus – Debate zgjedhore, transmetuar premierë më 17.10.2025, realizuar si debatë në të cilën marrin pjesë tre kandidatë për krytar komune të Komunës Qendër, përkatësisht ka transmetuar informacione dhe materiale audiovizuele në të cilat marrin pjesë pjesëmarrësit në zgjedhje.
Raporti nga mbikëqyrja lidhur me prezantimin mediatik zgjedhor të TV Kompani 21-М është i disponueshëm në link.