Mbikëqyrje e rregullt administrative kundrejt pesë botuesve të mediave të shtypit

Shkup, 28 tetor 2025 – Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele kreu mbikëqyrje të rregullt administrative kundrejt KAPITAL MEDIA GROUP, botuesit i “Kapital”; MEDIUM BOJA 43, botues i “Shtipski glas”; Shoqatës Kulturore VISIONS M, botuesit i “Henja”; Shoqërisë për veprimtari botuese, Marketingut dhe Shërbimeve Kompjuterike NARODEN LEKAR, botuesit të “Naroden lekar” dhe Shoqëris për veprimtari botuese , tregti dhe Shërbime ZENIT PRESS PLUS, botuese e “Zenit”.

Lënd e mbikëqyrjes ishte detyrimi sipas nenit 14, paragrafi 1 i Ligjit për Mediat, i cili i referohet publikimit të të dhënave mbi emrin dhe adresën e selisë dhe redaksisë së botuesit të një organi mediatik, personave përgjegjës dhe redaksisë, emrit dhe adresës së shtypshkronjës, datës së shtypjes ose ribotimit dhe numrit të egzemplarëve të shtypura.

Me mbikëqyrjen u konstatua se detyrimi ishte përmbushur plotësisht nga të gjitha mediat e shkruara të mbuluara nga mbikëqyrja.

Raporti është i disponueshëm në link:

Raport i përgjithshëm (neni 14 paragrafi 1 nga Ligji për media) – 27.10.2025



Accessibility

Accessibility