Shkup, 31 tetor 2025 – Nga sot përfundon fushata zgjedhore për rethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025, respektivisht nga mesnata fillon heshtja zgjedhore që zgjat deri në ora 19:00 me 2 nëntor 2025. Gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojë mbi zgjedhjet dhe rrjedhën e votimit, por nuk mund të transmetohet asnjë formë e mbulimit mediatik zgjedhor.
jatë raportimit për ditët e heshtjes zgjedhore, mediat do të konsiderohen se kanë shkelur heshtjen zgjedhore nëse transmetojnë, pra publikojnë çdo informacion, fotografi, materiale audio dhe audiovizuale që lidhen me ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrësit në zgjedhje, çdo formë të raportimit mediatik që është hapur ose fshehurazi në funksion të fushatës së dikujt dhe mund të ndikojë në vendimin e votuesve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e votimit; si dhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, nga përfaqësuesit e partive politike dhe nga bartësit e funksioneve në organet qeveritare.
Agjencia pret që të gjitha mediat, duke filluar nga sonte në mesnatë, të përshtasin programet e tyre për heshtjen zgjedhore.