Debat i hapur publik për Draft – udhëzues për influencer/e, vloger/e, kreator/e të përmbajtjes

Shkup, 21.11.2025 – Në seancën e sotme të 20-të Këshilli i Agjencisë miratoi Draft-udhëzimin për influencer/e, vloger/e, kreator/e të përmbajtjes, për të cilën është hapur debat publik.

Qëllimi i Udhëzimit është të sigurojë respektimin e dispozitave të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe të akteve nënligjore, nga ana e influencerëve/e, vloger/e, kreator/e të përmbajtjes. Udhëzimi përmbledh të gjitha dispozitat e Ligjit dhe akteve nënligjore që duhet të respektohen dhe masat që duhet t’i ndërmarrin për të siguruar zbatimin e tyre konsekuent.

Këto dispozita kanë rëndësi për influencuesit/e, vloger/e, kreator/e të përmbajtjes që janë ofrues të shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë, përkatësisht për ata që përmbushin kriteret e përcaktuara në Rregulloren për personat fizikë që ofrojnë  shërbime mediatike audiovizuele me kërkesë (influencer/e, vloger/e, kreator/e).

Agjencia fton të gjitha palët e interesuara me mendimet dhe sugjerimet e tyre me shkrim të marrin pjesë në debatin publik dhe t’i dorëzojn në mënyrë elektronike në contact@avmu.mk ose me postë në rr. „Makedonija“ nr.38, 1000 Shkup.

Debati publik do të zgjasë deri më 22 dhjetor 2025.

 



Accessibility

Accessibility