Shkup, 11 dhjetor 2025 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon hyrjen e djeshme të dhunshme në redaksinë e internet portalit Infomaks, të kryer nga person i panjohur gjatë kohës së transmetimit të podkastit „Biseda të rënda“.
Аgjencia përkujton se veprime të tilla përfaqësojn sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së gazetarëve për të kryer punën e tyre pa presion dhe kërcënime. Dhuna ndaj punonjësve të medias dhe hyrja me forcë në redaksi janë absolutisht të papranueshme dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe përkatës nga organet kompetente, prandaj presim sa më shpejtë të jetë e mundur të ndërmerren masa përkatëse për të zbardhur rastin plotësisht.
Sigurimi i një mjedisi pune të sigurt dhe të qëndrueshëm për gazetarët dhe punonjësit e medias paraqet parakusht thelbësor për lirinë e shprehjes dhe të drejtën e informimit ku të gjitha institucionet përkatëse duhet të bëjnë përpjekje maksimale që incidente të tilla dhe të ngjajshme të parandalohen në të ardhmen.