Shkup, 4 shkurt 2026 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele shpreh shqetësim serioz për sulmet, denigrimet dhe kërcënimet me vdekje drejtuar ndaj gazetarit të Televizionit Kanal 5, Aleksandar Vidinovski, pas postimit të tij në rrjetet sociale në lidhje me automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme në trotuarin përpara Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup.
Këto veprime përfaqësojnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë së gazetarëve dhe kërcënim serioz të lirisë së shprehjes dhe të drejtën e publikut për t’u informuar. Gazetarët kanë të drejtë dhe detyrim të raportojnë për çështje me interes publik, pa u ekspozuar ndaj presionit, kërcënimeve ose dhunës.
Në veçanti janë shqetësuese kërcënimet me vdekje, që paraqesin vepër penale dhe kërkojnë veprim të menjëhershëm dhe efektiv nga institucionet kompetente. Presim që institucionet me kujdesin e duhur t’i shqyrtojnë këto raste dhe të sigurojnë mbrojtje të përshtatshme, duke kontribuar kështu një praktikë të qartë dhe të qëndrueshme që kërcënimet, gjuha e urrejtjes dhe dhuna online ndaj gazetarëve janë të papranueshme.