Mbikëqyrje e rregullt administrative kundrejt 40 botuesve të 48 mediave online-internet portaleve

Shkup, 19 shkurt 2026 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele kreu mbikëqyrje të rregullt administrative kundrejt 40 botuesve të 48 mediave online-internet portaleve.

Objekt i mbikëqyrjes ishte detyrimi sipas nenit 14, paragrafi 1 i Ligjit për Media, sipas të cilit botuesi i mediumit online – internet portalit është i detyruar të sigurojë publikimin e të dhënave të mëposhtme në një vend të dukshëm për secilin bartës individual të përmbajtjes: emri dhe adresa e selisë dhe e redaksisë së botuesit të mediumit, emri i personit përgjegjës të botuesit të mediumit dhe emri dhe mbiemri i kryeredaktorit, pra redaktorëve në përputhje me organizimin e brendshëm të redaksisë.

Gjatë mbikëqyrjes, u konstatua se të 48 mediat online-internet portalet të mbuluara nga mbikëqyrja përmbushën detyrimin sipas Ligjit për Media.

Raporti është i disponueshëm në linkun e mëposhtëm:

Raport i përgjithsëm – (neni 14 paragrafi 1 nga Ligji për Media) – 19.02.2026



Accessibility

Accessibility