Shkup, 4 prill 2026 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele në lidhje me njoftimin e partisë politike LSDM, lidhur me politikën editoriale të internet portalit „INFOMAKS“, përkujton se komunikimi publik duhet të jetë konstruktiv dhe profesional.
Partitë politike duhet të përmbahen nga etiketimi dhe diskreditimi i gazetarëve dhe mediave, pasi praktika të tilla dëmtojnë besimin në diskursin publik dhe mund të ndikojnë negativisht ndaj lirisë së medias dhe proceseve demokratike.
Njëkohësisht, mediat dhe gazetarët kanë detyrim të informojnë në mënyrë profesionale, objektive dhe të paanshme, duke iu përmbajtur standarteve gazetareske dhe parimeve etike, me qëllim ofrimin e informacioni të saktë dhe në kohë me interes publik.