Njoftim publik

Shkup, 11 gusht 2026 – Аgjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, thekson seriozitetin e përmbajtjes së komenteve të publikuara në faqen zyrtare Facebook të gazetarit dhe kolumnistit Erol Rizaov, të cilat përmbajnë kërcënime serioze, thirrje për dhunë fizike dhe fyerje bazuar në përkatësi etnike.

Disa nga komentet përmbajnë thirrje për përballje fizike me gazetarin, duke përfshirë dhe mesazhe me të cilat bëhet thirrje për eliminim dhe vdekje. Përmbajtje e tillë imponon nevojën për veprim përkatës nga institucionet kompetente, në kuadër të kompetencave ligjore.

Аgjencia kujton se gazetarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë dhe pa pengesa pa kërcënime, frikësim dhe presion. Krijimi i atmosferës në të cilën kërcënimet ndaj gazetarëve janë të pranishme në hapësirën publike mund të ketë pasoja serioze mbi lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.

Kërcënimet për dhunë fizike, thirrjet për të shkaktuar lëndime ose për t’i marrë jetë, si dhe përhapja e intolerancës dhe fyerje në bazë etnike, nuk janë pjesë e një debati publik  legjitim  dhe nuk duhet të relativizohen ose normalizohen.

Аgjencia apelon për shfrytëzim të përgjegjshëm të hapësirës publike dhe për respektim të dinjitetit, sigurisë dhe integritetit profesional të gazetarëve, si parakusht për një mjedis mediatik të lirë, të pavarur dhe pluralist.



Accessibility

Accessibility