Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele
Në bazë të nenit 14 dhe neni 16 të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në seancën e mbajtur më 24 qershor 2024, miratoi Vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Anëtarët e Këshillit të ASHMA-së zgjidhen për një periudhë pesëvjeçare.
Në seancën konstituive të Këshillit të Agjencisë, të mbajtur më 3 korrik 2025, për Kryetar i Këshillit të Agjencisë u zgjodh Sasho Stefanovski, ndërsa Zirjeta Jajaga u zgjodh për Zëvendëse e tij.
Kryetar i Këshillit të Agjencisë
Mr. Sasho Stefanovski
Sasho Stefanovski u diplomua në Universitetin e Arteve Audiovizuele në Akademinë Evropiane të Filmit – ESRA Shkup, ku fitoi titullin Kameraman i Diplomuar i Filmit dhe Televizionit. Ai vazhdoi shkollimin në Institutin e Shkencave Sociale dhe Humane në Shkup, ku magistroi në temën „Format dhe Faktorët e Informacionit në Procesin e Transformimit të Medias“, me të cilin ka fituar titullin Magistër i Studimeve Politike.
Si punonjës mediatik me tridhjetë vjet përvojë pune në fushën e gazetarisë, komunikimeve elektronike dhe kulturës, ai e filloi karierën e tij në vitin 1987 në sektorin e Prodhimit të Radiotelevizionit të Maqedonisë, ku punoi si kameraman televiziv, dhe më vonë ka kryer funksionin si Udhëheqës i Sektorit të Prodhimit – Njësia e Imazhit, deri në vitin 2008. Gjatë kësaj periudhe, ai morri pjesë aktive në realizimin e projekteve të shumta të zhanreve të ndryshme, duke arritur rezultate të rëndësishme profesionale. Për kontributin e tij, në vitin 2007 ai u vlerësua me Çmimin Vjetor për Kontribut të Veçantë nga Radiotelevizioni i Maqedonisë.
Në pozicionin si Udhëheqës i Sektorit të Prodhimit, ai dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, zhvillimin e produksionit të pavarur, si dhe në inkurajimin, promovimin dhe mbrojtjen e identitetit kulturor, gjuhës dhe traditës së bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, ishte i përfshirë në realizimin e një numri të madh eventesh kulturore-politike dhe të tjera nga të gjitha segmentet e jetës shoqërore, si në vend ashtu edhe jashtë tij. Për më tepër, ai mori pjesë aktive në zhvillimin teknik dhe teknologjik të Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në proceset e konvergjencës me shërbimet e komunikimeve elektronike dhe shoqërisë së informacionit, si dhe në nxitjen dhe zhvillimin e konkurrencës në këtë sektor.
Që nga viti 2008, ai punon si këshilltar për media në Zyrën e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku është përgjegjës për organizimin e eventeve dhe takimeve zyrtare ndërshtetërore, si dhe për koordinimin e vizitave të delegacioneve të larta në një numër të madh vendesh. Në këtë pozicion, ai pati mundësinë të qëndronte në stacionet televizive më të njohura në botë me qëllim përsosjen dhe zbatimin e përvojave profesionale në fushën e komunikologjisë, gazetarisë dhe komunikimeve elektronike.
Në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2017, ai ishte Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Informative të Maqedonisë (AIM), anëtar i Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Menaxhim dhe Mbrojtjen e Zonës e më shumë destinimeve „Jasen“ – shkup, anëtar i Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Menazhimin e Kullotave, si dhe anëtar i Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore.
Gjatë gjithë karrierës së tij, ai pati mundësinë të ndjekë trajnime të shumta dhe të marrë pjesë në realizimin e projekteve të rëndësishme në fushën e shërbimeve mediatike. Ndër më të rëndësishmet veçojmë qëndrimin në RAI UNO, Romë, Itali; trajnim i organizuar nga OSBE-ja në temë „TV dhe programet informative“ në Shkup; qëndrimi në TRT, Аnkara, Turqi; shkëmbim teknik dhe edukim mbi rrugën tokësore në CNN, Londër; transmision i materialeve audio dhe video në CNN, Vashington; përgatitja, koordinimi dhe realizimi i një transmetimi TV në UN TV për nevojat e RTM, Njurog; inçizim, realizim dhe dërgimi i materialeve audiovizuele në mediat e maqedonisë nga Samiti Ekonomik në Libi; qëndrim në redaksinë e gjuhës maqedonase të Deutsche Welle në Keln; vizitë dhe qëndrim në Televizionin Kombëtar në Bruksel, Belgjikë dhe shumë të tjera.
Zëvendëse Kryetare e Këshillit të Agjencisë
Mr. Zirjeta Jajaga
Anëtar i Këshillit të Agjencisë
Petar Xhunovski
Petar Xhunovski është një profesionalist shumëvjeçar në fushën e produksionit të filmit, televizionit dhe marketingut, me mbi 25 vjet përvojë si producent, regjisor dhe montazhier filmi dhe televizivë. Portofoli i tij profesional përfshin një përshkrim të veprimtarisë së pasur reklamash televizive dhe audio, trailerë filmash, xhingla, radio spote, filma artistik të shkurtër, seriale dokumentare dhe projekte dokumentarësh artistik.
Ai u diplomua në Fakultetin e Arteve të Dramaturgjisë në Universitetit „Shn. Kirili dhe Metodi“ në Shkup, në Katedrën e Montazhit të Filmit dhe Televizionit, në klasën e prof. Dimitar Grbevski. Në periudhën 2000–2002, ishte anëtar aktiv i Klubit Akademik të Kinematografisë dhe Unionit të Kinematografisë së Maqedonisë.
Në vitin 2003, ai themeloi shtëpinë e produksionit „Lavirint produkcija“, ku punoi si drejtor ekzekutiv. Përvojën profesionale e mbindërton në shtëpinë e produksionit IDEA Plus (Xhangël), si regjisor dhe montazhier, duke realizuar bashkëpunim me kolegë vendas dhe ndërkombëtarë.
Nga viti 2008, i është përkushtuar regjisë, shkrimit të skenarëve dhe produksionit të filmave të shkurtër dhe filmave artistik dokumentar. Në periudhën 2015–2025, ai punoi si Këshilltar i Pavarur për Marëdhënie me Publikun në Navigacionin dhe Aviacionin e Maqedonisë (М-NAV).
Zotëron aftësi të avancuara në punën me softuerë për video dhe audio montazh, duke përfshirë: Final Cut Pro, Adobe Premiere, Adobe After Effects, Avid Film, Motion, Adobe Encoder DVD, Sony Sound Forge и DV-Peak.
Ai ka bashkëpunuar me institucione të rëndësishme kombëtare, përfshirë Аgjencinë e Filmit, Кinotekën e Maqedonisë, Arkivin e Maqedonisë, RTVM-së, si dhe me organizata të tjera në fushën e medias dhe produksionit. Angazhimi i tij profesional përfshin produksionin e mbi 70 filmave dokumentarë dhe më shumë se 150 reklamave audio dhe video për kompani të ndryshme.
Anëtare e Këshillit të Agjencisë
Mr. Gordana Majnova
Gordana Majnova është një ekonomiste e shquar në fushën e radiodifuzionit dhe sektorit të kujdesit shëndetësor me mbi njëzet e pesë vjet përvojë pune. Ajo ka lindur më 15 maj 1971.
Мajnova përfundoi arsimin e lartë në fakultetin e Ekonomisë në Universitetin „Shn. Кirili dhe Metodi“ në Shkup, ku dhe merr titullin Ekonomist i Diplomuar. Më pas vazhdoi shkollimin në Institutin e Kërkimeve Sociologjike dhe politiko-Juridike në Universitetin „Shn. Кirili dhe Metodi“ në Shkup, ku mori titullin Magistër i Komunikimit.
Karriera e saj profesionale filloi në vitin 1996, në një kompani franceze-maqedonase në fushën e reklamimit dhe marketingut. Nga viti 1997, punësohet në Këshillin e Radiodifuzionit si Udhëheqëse e Sektorit për Çështje Ekonomike, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Marëdhënie me Publikun. Në kuadër të angazhimit të saj në rregullatorin mediatik – Këshilli i atëhershëm i Radiodifuzionit, që nga themelimi i tij, ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt në krijimin e themeleve mbi të cilat u ndërtua sistemi bashkëkohor rregullator për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në Maqedoni. Merr pjesë në zhvillimin e politike fillestare, mekanizmave dhe procedurave për rregullimin e veprimtarisë radiodifuzive, përcaktimin e licencimit të radiodifuzerëve, monitorimin e përmbajtjeve programore dhe sigurimin e transparencës dhe pluralizmit në hapësirën mediatike. Merr pjesë në përgatitjen e akteve nënligjore, metodologjive të punës, si dhe në bashkëpunim ndërkombëtar që synon harmonizimin e legjislacionit mediatik kombëtar me rregullatorët dhe standartet evropiane.
Që nga viti 2005, është e punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë si këshilltare shtetërore. Nga viti 2022 deri në vitin 2024, është koordinator kombëtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEH-it, si dhe person për kontakt në Ministrinë e Shëndetësisë me Bankën Botërore.
Gordana Majnova posedon çertifikata dhe specializime të shumta, duke përfshirë si më të veçanta: Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit me theks në burimet njerëzore dhe decentralizimin e shëndetësisë, Institutin e Administratës Publike për zbatimin e teknologjive të reja në komunikim në Paris, Trajnim i organizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Media dhe Universiteti i Tenesit, SHBA (US Information Agency&VOA), Trajnim nga Agjencia Qeveritare e Informacionit dhe Komunikimit në Hagë mbi kominikimin publik dhe bashkëpunim ndërkombëtar, Financimin e qëndrueshëm të sistemit shëndetësor në SZO- Barcelona dhe të tjera. Gjithashtu, ajo ka marrë pjesë dhe në shumë seminare dhe Kongrese evropiane dhe botërore. Është bashkëautor i shumë botimeve në fushën e kujdesit shëndetësor dhe sektorit radiodifuziv.
Gordana Majnova flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht.
Anëtare e Këshillit të Agjencisë
Аfrona Vërzivolli
Аfrona Vërzivolli – e emëruar për anëtare e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele më 24.06.2025.
Arsimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në qytetin e lindjes Dibër. Ajo është regjistruar në studime universitare në universitetin Shën. Кirili dhe Metodi – fakulteti Ekonomik Shkup , në drejtimin Menaxhim Financiar. Aktualisht po ndjek studimet master në fushën e Politikës Monetare, parasë, bankës dhe financa.
Përvojën e punës e filloi në Ministrinë e financave në kabinetin e Zëvendës Ministrit në periudhën 2013 – 2014, në fushën e përgatitjes së materialeve për seancat qeveritare, komisione dhe komunikimit ndërdikasterial. Gjithashtu përgjegjëse për komunikim elektronik me kabinetin dhe përkrahjen teknike për seancat.
Në periudhën nga 2015-2016, e angazhuar si Menaxhere për marëdhënie me publikun në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Detyrat kryesore si menaxher për marrëdhënie me publikun lidheshin me zhvillimin dhe implementimin e PR dhe strategjive të komunikimit, komunikim me anëtarët e odës, kompanitë, institucionet, bashkëpunim me mediat, produkcionin e broshurave dhe materialeve të tjera promovuese në kuadër të planit të aktiviteteve të SKSZM. Gjithashtu, është angazhuar dhe në projekte të odës dhe mirëmbajtjes së ueb faqes së odës dhe mediave sociale..
Në të njëjtën periudhë dhe ueb administrator në www.cbcprotectmark.org – “Mbrojtja e markave tregtare nga SVR produkte” projekt i financuar nga BE-ja në partneritet me Entin Shtetëror për pronësinë industriale, zbatuar nga SKSZM, qëllimi i të cilit ishte rritja e ndërgjegjësimit të kompanive të përfshira në bashkëpnim ndërkufitar për mbrojtjen e markave tregtare të produkteve të tregtuara ndërkufitare.
Asisten projekti – ТОP 100 SKSZM 2013/14 – Projekti synon të promovojë ТОP 100 kompanitë më të suksesshme të vitit dhe bëhet renditja në përputhje me disa kritere – xhiroja vjetore, fitimi dhe numri i punonjësve. Përgatitet një katalog me 100 kompanitë më të suksesshme të shpallura në eventin promovues. Ka asistuar në projekt, që nënkupton mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, analiza dhe kategorizim në përputhje me kriteret e mësipërme në tre gjuhë – anglisht, maqedonisht dhe shqip. Moderim të eventit të transmetuar në kohë reale.
Në periudhën janar – qershor 2016, është angazhuar në Agjencinë e Emigracionit të RMV-së, revizor për trajnim – iniciativë për krijimin e njësisë interne për revizion.
Më tej e angazhuar në ALBSIG SHA – Shkup (Halk Osiguruvanje AD) Zyrtar i sigurimeve të klientëve korporativë/Udhëheqëse e Sektorit të Pagesave – Krijimi i ofertave të sigurimit për klientët e korporatave në Drejtorinë e shitjeve dhe kanaleve alternative të sigurimit.
Në periudhën nga 2017 deri më 2023, e punësuar në Halk Bank SHA Shkup – Qarkullim pagesor në vend dhe jashtë. Hapjen dhe mbylljen e llogarive të personave juridikë dhe fizikë në bankë, punët depozituese.
U dallua me mirënjohje të veçantë për rezultate të larta të arritura në punën e saj dhe në veçanti në fushën e shitjeve të kryqëzuara.
Periudha 2023-2024 – Klinika për Endokrinologji, Diabet dhe Çrregullime Metabolike – Udhëheqës i sektorit për çështje ekonomike.
Gjatë studimeve dhe përvojës së punës, ajo ka fituar një sërë çertifikatash, mirënjohje dhe rekomandime: Çertifikat për menazhim të Mikrosoft paketës, Çertifikat për mbrojtjen e markave tregtare, Çertifikat për trajnim në fushën për prokurim publik, Çertifikat за деловен англиски, Çertifikat – Financë dhe karrierë, Shkolla e Liderëve të Rinj e Presidentit Gjorge Ivanov. Marrëveshje të ndryshme për të drejtat e autorit për të ofruar shërbime intelektuale, kryesisht në fushën e financave.
Gjuhët: Shqip, maqedonisht, anglisht, turqisht (niveli 1)
Anëtare e Këshillit të Agjencisë
Cvetanka Minovska
Cvetanka Minovska është gazetare e diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin „Shn. Кirili dhe Metodi“ në Shkup, në drejtimin e Studimeve Ndërdisiplinore në Gazetari.
Karrierën e saj profesionale si gazetare e filloi në Radiotelevizionin e Maqedonisë në vitin 1996, dhe nga viti 1998 deri në vitin 2025, ishte pjesë e Agjencisë së Informacionit Mediatik (MIА), ku për më shumë se dy dekada udhëheq me sukses Njësinë e Rrjetit Korrespodent.
Me 28 vjet përvojë pune në gazetari, Minovska është një emër i njohur në skenën mediatike vendase dhe ndërkombëtare. Gjatë karrierës së saj, ajo ka raportuar për ngjarje të rëndësishme politike me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare — nga puna e Kuvendit dhe resorëve të ministrive, deri te procesi i pranimit të Maqedonisë në NATO, takimet e OSBE-së,Konferenca të Sigurimit në Mynih, samitet e krerëve të shteteve dhe qeverive, konferencat dhe forumet ndërkombëtare.
Ajo posedon një numër çertifikatash dhe falendëresa, duke përfshirë dhe çertifikatë për ndjekjen e një kursi në Universitetin e Kajros, falendëresë për raportimin nga Kabul (Аvganistan) në vitin 2001, për misionin e parë paqeruajtës nga Maqedonia, si dhe falendëresë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Gjenerali Miroslav Stojanovski, për bashkëpunim të suksesshëm në fushën e mbrojtjes.
Në karrierën e saj të pasur, ka realizuar mijëra intervista dhe deklarata, duke përfshirë biseda me Sekretarët e Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana dhe Xhorxh Robertson, ish-Komandat i Forcave të NATO-s Vesli Klark, përfaqësues të EUROPOL-it dhe shumë figurave të tjera të shquara vendase dhe ndërkombëtare.
E njohur për qasjen e saj profesionale, të përgjegjëshme dhe objektive, Cvetanka Minovska është një gazetare me integritet dhe kontribut të spikatur në zhvillimin e profesionit të gazetarisë në vend.
Anëtar i Këshillit të Agjencisë
Viktor Pavllovski