Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele seancën e 40-të e mbajti me datë 20.10.2022 me fillim në ora 14:05.
RENDI I DITËS
- Miratim i Propozim-procesverbalit nga vazhdimi i parë i seancës së 37-të të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, e mbajtur më 6.10.2022.
- Miratim i Propozim-procesverbalit nga vazhdimi i seancës së 38-të të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele,e mbajtur më 6.10.2022.
- Miratim i Propozim-procesverbalit nga seanca e 39-të e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, e mbajtur më 6.10.2022.
- Propozim-vendim për fshirjen nga regjistri i radiodifuzerëve të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive televizioni KANAL-21 SHPKNJP Veles.
- Propozim për dhënien e miratimit për marrjen e vendimit për furnizim të shërbimit-ofrimin e përkthimit në gjuhën maqedonase të shenjave, për personat e shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim, për një pjesë të aktiviteteve gjatë kohës së Ditëve të arsimimit mediatik për 2022, me vlerë të caktuar nën vlerën e pragut për zbatimin e Ligjit për furnizime publike.
- Propozim – Udhëzim për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për përcaktimin e afatit për veprim sipas vendimeve të Agjencisë për marrjen e masave (Tekst i zbardhur) nr.01-6039/1 datë 20.10.2015.
- Propozim për ngritjen e procedurës për kundërvajtje ndaj TV Shutel për shkelje të nenit 50 paragrafi (3) nga LSHMAAV dhe nenit 19 nga Rregullorja për mbrojtjen e të miturve.
- Propozim për ngritjen e procedurës për kundërvajtje ndaj TV 21-М për shkelje të nenit 53 paragrafi (2) nga LSHMAAV.
- Propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për pagën bruto dhe kompenzime të tjera të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
- Propozim për dhënien miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik – mallra: Sistem për udhëheqjen automatike me dokumente.
- Propozim për dhënien e miratimit për zbatimin e procedurës për furnizim publik – shërbime: Mirëmbajtja dhe servisimi i rrjeteve motorike zyrtare.
- Propozim – vendim për pagesën e dëmshpërblimit për vdekje të anëtarit të familjes.
- Të ndryshme.