Seanca nr. 40 – 20.10.2022

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele seancën e 40-të e mbajti me datë 20.10.2022 me fillim në ora 14:05.

RENDI I DITËS

  1. Miratim i Propozim-procesverbalit nga vazhdimi i parë i seancës së 37-të të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, e mbajtur më 6.10.2022.
  2. Miratim i Propozim-procesverbalit nga vazhdimi i seancës së 38-të të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele,e mbajtur më 6.10.2022.
  3. Miratim i Propozim-procesverbalit nga seanca e 39-të e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, e mbajtur më 6.10.2022.
  4. Propozim-vendim për fshirjen nga regjistri i radiodifuzerëve të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive televizioni KANAL-21 SHPKNJP Veles.
  5. Propozim për dhënien e miratimit për marrjen e vendimit për furnizim të shërbimit-ofrimin e përkthimit në gjuhën maqedonase të shenjave, për personat e shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim, për një pjesë të aktiviteteve gjatë kohës së Ditëve të arsimimit mediatik për 2022, me vlerë të caktuar nën vlerën e pragut për zbatimin e Ligjit për furnizime publike.
  6. Propozim – Udhëzim për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për përcaktimin e afatit për veprim sipas vendimeve të Agjencisë për marrjen e masave (Tekst i zbardhur) nr.01-6039/1 datë 20.10.2015.
  7. Propozim për ngritjen e procedurës për kundërvajtje ndaj TV Shutel për shkelje të nenit 50 paragrafi (3) nga LSHMAAV dhe nenit 19 nga Rregullorja për mbrojtjen e të miturve.
  8. Propozim për ngritjen e procedurës për kundërvajtje ndaj TV 21-М për shkelje të nenit 53 paragrafi (2) nga LSHMAAV.
  9. Propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për pagën bruto dhe kompenzime të tjera të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
  10. Propozim për dhënien miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik – mallra: Sistem për udhëheqjen automatike me dokumente.
  11. Propozim për dhënien e miratimit për zbatimin e procedurës për furnizim publik – shërbime: Mirëmbajtja dhe servisimi i rrjeteve motorike zyrtare.
  12. Propozim – vendim për pagesën e dëmshpërblimit për vdekje të anëtarit të familjes.
  13. Të ndryshme.


Accessibility

Accessibility