Agjencia fton të gjitha palët e interesuara të marrin pjesë në debatin publik mbi Projekt-Udhëzimet me mendimet dhe propozimet e tyre dhe t’i paraqesin ato me shkrim në mënyrë elektronike në adresën e-mail contact@avmu.mk.
Debati publik do të zgjasë 45 ditë, duke përfunduar më 5 shtator 2025.
Debat i hapur publik mbi Draft-Rregulloren e Punës së Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale
Shkup, 21.07.2025 – Këshilli i Agjencisë, në seancën e 5-të të sotme, miratoi Draft-Rregulloren e Punës së Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale.
Agjencia fton të gjitha palët e interesuara të marrin pjesë në debatin publik mbi Draft-Rregulloren e Punës me mendimet dhe propozimet e tyre dhe t’i paraqesin ato me shkrim në mënyrë elektronike në adresën e-mail contact@avmu.mk.
Debati publik do të zgjasë 30 ditë, duke përfunduar më 20 gusht 2025.
Seancë e hapur publike të Draft-udhëzimit për ndryshim dhe plotësim të Udhëzimit për përcaktim të afatit për veprim sipas aktvendimeve të Agjencisë për ndërmarrjen e masës
Shkup, 7 korrik 2025г. – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka hapur seancë publike për Draft-udhëzim për ndryshim dhe plotësim të Udhëzimit për përcaktim të afatit për veprim sipas aktvendimeve të Agjencisë për ndërrmarjen e masës.
Ndryshimi dhe plotësimet e Udhëzimit rrjedhin nga ndryshimet e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele nga viti 2023 dhe ndryshimet në Ligjin për Media nga viti 2025. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që në Udhëzim të përcaktohen afatet për veprim sipas masave vërejtje publike për subjektet e reja (mediat online-internet portaleve dhe ofruesve të shërbimit të platformës për ndarjen e videove). Janë shtuar gjithashtu dhe afate për dispozitat e reja të LSHMAAV për sigurimin e qasjes në përmbajtjet për personat me pengesa dhe mbrojtjen e të dhënave personale të personave të mitur, si dhe është propozuar harmonizimi i kohëzgjatjes së afateve për të gjitha subjektet.
Аgjencia i fton mediat online-internet portalet, ofruesit e shërbimeve të platformës për ndarjen e videove, operatorët e rrjetit publik të komunikimit elektronik, të gjithë transmetuesit dhe palët e interesuara, me mendimet dhe sugjerimet e tyre, të marrin pjesë në seancën publike dhe të njëjtat me shkrim t’i dërgojnë në mënyrë elektronike në e-mail adresën contact@avmu.mk.
Seanca publike do të zgjasë 60 ditë, dhe përfundon më 4 shtator 2025.