Diskutime të përfunduara gjatë vitit 2024

Debat i hapur publike për Draft-rregulloren për personat fizik që ofrojnë shërbime mediatike audiovizuele me kërkesë

Këshilli i Agjencisë, në seancën e 29-të mbajtur më 17 korrik, miratoi Draft-rregulloren për personat fizik që ofrojnë shërbime mediatike audiovizuele me kërkesë.

Me aktin nënligjor rregullohet forma dhe përmbajtja e kërkesës për evidentimin në regjistrin e ofruesve të shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë dhe mënyra e vendosjes se cili person fizik do të llogaritet për ofrues i shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë në përputhje me LSHMAAV.

Аgjencia i ftoi të gjithë transmetuesit, ofruesit e ASHMA-së me kërkesë dhe palët e interesuara, me mendimet dhe propozimet e tyre që të marrin pjesë në seancën publike dhe me shkrim t’i dërgojnë  në mënyrë elektronike në e-mail adresën contact@avmu.mk.

Seanca publike për Draft-rregulloren zgjati 75 ditë, deri më datë 1 tetor 2024.


Debat i hapur publike për Draft-rregulloren për ndryshim dhe plotësimin e Rregullores për sponsorizim, Draft-rregullore për ndryshim dhe plotësimin e Rregullores për mbrojtjen e të miturve, Draft-udhëzues për monitorimin e gjuhës së urrejtjes – botim i dytë plotësues i ndryshuarKëshilli i Agjencisë në seancën e 29-të mbajtur më 17 korrik, miratoi Draft-rregulloren për ndryshim dhe plotësimin të Rregullores për sponsorizimDraft-rregullore për ndryshim dhe plotësimin të Rregullores për mbrojtjen e të miturve dhe Draft-udhëzues për monitorimin e gjuhës së urrejtjes – botim i dytë plotësues i ndryshuar.Аgjencia i ftoi të gjithë transmetuesit, ofruesit e ASHMA-së me kërkesë dhe palët e interesuara, me mendimet dhe propozimet e tyre që të marrin pjesë në seancën publike dhe me shkrim t’i dërgojnë në mënyrë elektronike në e-mail adresën contact@avmu.mk.

Seanca publike zgjati 45 ditë, deri më datë 2 shtator 2024.


Debat i hapur publik për Draft- Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për transmetimin e veprave audiovizuele evropiane dhe veprave nga producent të pavarur.

Këshilli i Agjencisë në seancën e 26-të mbajtur më 12 qershor miratoi Draft-Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për transmetimin e veprave audiovizuele evropiane dhe veprave nga producent(prodhues) të pavarur.

Ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores rrjedh nga ndryshimet e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele nga korriku 2023, lidhur me ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë.

Agjencia i ftoi të gjithë transmetuesit, ofruesit e ASHMA-së me kërkesë dhe palët e interesuara, me mendime dhe propozime të marrin pjesë në seancën publike dhe të njëjtat me shkrim t’i dorëzojnë në e-mail adresën  contact@avmu.mk.

Debati publik zgjati 75 ditë dhe përfundi më 27 gusht 2024.


Debat i hapur publik për Draft-Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për zbatimin e dispozitave për plasim të produkteve

Këshilli i Agjencisë në seancën e 9-të,  mbajtur më 12 mars 2024, miratoi Draft- Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për zbatimin e dispozitave për plasim të produkteve.

Ndryshimet dhe plotësimet e Udhëzimit rrjedhin nga ndryshimet e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele nga korriku 2023, ku u bënë ndryshime në lidhje me plasimin (vendosjen) e produkteve.

Аgjencia i ftoi të gjithë transmetuesit, ofruesit e ASHMA-së me kërkesë dhe palët e interesuara, me mendimet dhe propozimet e tyre, të marrin pjesë në debatin publik dhe të njëjtat me shkrim t’i dorëzojnë  në mënyrë elektronike në e-mail adresën contact@avmu.mk.

Seanca dëgjimore zgjati 90 ditë, dhe përfundi më 11 qershor 2024.


Debat i hapur publik për Draft-udhëzimin e transmetuesve për zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024

Këshilli i Agjencisë në seancën e 11-të, mbajtur më 13 mars miratoi Draft-Udhëzimin e transmetuesve për zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare për 2024.

Dokumenti shpjegon mënyrën e zbatimit të rregullave të Kodit Zgjedhor për kufizimet e reklamimit politik me pagesë (RPP), për shënimin e porositësit të reklamës, shpërndarja e kohës në lajme tek shërbimi publik radiodifuziv, prezantimi politik falas të kanalit parlamentar, si dhe rregullat për  informim në ditët e heshtjes zgjedhore.

Аgjencia i ftoi të gjitha palët e interesuara me mendimet dhe propozimet e tyre, të marrin pjesë në debatin publik dhe të njëjtit me shkrim t’i dorëzojnë në mënyrë elektronike në e-mail adresën contact@avmu.mk.

Debati publik zgjati 5 ditë, deri më 25 mars 2024.


Këshilli i Agjencisë në seancën e 9-të, mbajtur më 12 mars miratoi Draft- Rregulloren për qasje në shërbimet mediatike. Nevoja e këtij akti buron nga ndryshimet dhe plotësimet në LSHMAAV nga korriku 2023, me të cilat sigurimi i programeve të qasshme për personat me aftësi të kufizuar u bë detyrim për radoit, televizionet dhe shërbimet mediatike video me kërkesë, të cilat janë të detyruar  ta zbatojnë  në mënyrë të vazhdueshme dhe progresive.

Draft-dokumenti, ndër të tjera, përshkruan se si janë detyrimet e ofruesve të shërbimeve mediatike audiovizuele në varësi të resurseve të tyre dhe shtrirjes së audiences, në cilën mënyrë mund t’i bëjnë programet të aksesueshme, katalogët me kërkesë, gjegjësisht ofertën me shikim të vonuar, si dhe udhëzuesin elektronik të programit dhe të tjera.

Аgjencia i ftoi të gjithë transmetuesit, ofruesit e ASHMA-së me kërkesë dhe palët e interesuara, me mendimet dhe propozimet e tyre,  të marrin pjesë në debatin publik dhe të njëjtit me shkrim t’i dorëzojnë në mënyrë elektronike në adresën elektronike contact@avmu.mk.

Debati publik zgjati 90 ditë, deri më 10 qershor 2024.


Debat i përfunduar publik për Draft-udhëzimin e transmetuesve për zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024

Këshilli i Agjencisë në seancën të 11-të mbajtur më 20 mars miratoi Draft-Udhëzimin e transmetuesve për zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare për 2024.

Dokumenti shpjegon mënyrën e zbatimit të rregullave të Kodit Zgjedhor për kufizimet e reklamimit politik me pagesë (RPP), për shënimin e porositësit të reklamës, shpërndarja e kohës në lajme tek shërbimi publik radiodifuziv, prezantimi politik falas të kanalit parlamentar, si dhe rregullat për  informim në ditët e heshtjes zgjedhore.

Аgjencia i ftoi të gjitha palët e interesuara me mendimet dhe propozimet e tyre, të marrin pjesë në debatin publik dhe të njëjtit me shkrim t’i dorëzojnë në mënyrë elektronike në e-mail adresën contact@avmu.mk.

Debati publik zgjati 5 ditë, deri më 25 mars 2024.



Accessibility

Accessibility