Në pajtim me Ligjin për qasje deri te informatat me karakter publik, Agjencia ka përpiluar Listën e informatave me karater publik.
Për të marrë një informatë me karater publik është e nevojshme që të plotësohet formulari – Kërkesë për qasje deri te informatat me karakter publik dhe i njëjti duhet të dërgohet me postë në këtë adresë: Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Pallati Panko Brashnarov, rr. “Maqedonia” nr.38, 1000 Shkup.
Personi zyrtar për ndërmjetësim në lidhje me informatat dhe dhënie të ndihmës për kërkuesit e informatave me karakter publik, në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele është Cvetanka Mitrevska, kontakt c.mitrevska@avmu.mk,tel: 02/3103 405.
Nëse kërkuesi dëshiron të parashtrojë ankesë deri te Komisioni për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, atë mund ta bëjë me ndihmën e këtij formular
Vërejtje: Për kërkesat dhe ankesat që parashtrohen duhet të jepen edhe vërtetime përkatëse për pranim.
Me qëllim që të qartësohet se çka është informatë me karakter publik, kush ka të drejtë për qasje deri te informatat me karakter publik, cilat informata i ka përcaktuar Agjencia se kanë karakter publik, si është mënyra e marrjes së informatave me karakter publik, Agjencia botoi fletushkën “Qasja deri te informatat me karakter publik”
Fletushka i dedikohet opinionit të gjërë dhe i njëjti mund të merret në këtë link
===============================================================================================================================