Gjinia në TV programet argëtuese në fokus të takimit të parë publik të ASHMA-së

Shkup, 28 mars 2023 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot mbajti takimin e parë publik për këtë vit, në të cilin drejtori Dr. Zoran Trajçevski bëri një përmbledhje të aktiviteteve të realizuara në përputhje me Programin vjetor të punës në tre muajt e fundit.

Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë për aktivitetet që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e kryer të radiotransmetuesve, operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit elektronik, botuesve të mediave të shkruara, masave të paralajmëruara publike, hulumtimeve të kryera, aktiviteteve në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në takim u diskutuan gjetjet e Analizës së çështjeve gjinore dhe mënyra e paraqitjes dhe prezantimit të grave dhe burrave në programet argëtuese të transmetuesve në vitin 2022, e cila për nevojat e Agjencisë u përgatit nga Instituti për Shkenca Sociale dhe Humanistike – Shkupi, u prezantuan. Analiza ka të bëjë me 412 njësi apo kontribute tematike të analizuara dhe të përpunuara të transmetuara në periudhën nga 15 maji deri më 16 qershor 2022 në nëntë kanale televizive në nivel shtetëror: MRT1, MRT2, TV Alsat – M, TV Alfa, TV Kanal 5, TV. Sitel, TV Telma, TV 24 dhe TV 21 – M.

Nga analiza rezultoi se në disa nga programet televizive të analizuara mungonte ndjeshmëria gjinore, ndërsa, nga ana tjetër, vërehej përmbajtje në të cilën viheshin në pikëpyetje rolet dhe normat gjinore të vendosura tradicionalisht, dhe gratë promovoheshin në sfera të ndryshme sociale. Kur bëhet fjalë për programet me funksion argëtues, gratë punësoheshin më shpesh si redaktore ose si prezantuese dhe gazetare në emisione sesa burrat. Për sa u përket të ftuarve apo të intervistuarve të paraqitur në këto emisione, ka pasur barazi mes burrave dhe grave.

Për sa i përket analizës së diskursit gjinor, mund të vërehet një diversitet i konsiderueshëm – nga diskurset patriarkale dhe stereotipike, përmes verbërisë dhe neutralitetit gjinor, deri te diskurset afirmative drejt barazisë gjinore. Megjithëse konkluzioni i përgjithshëm në lidhje me një kampion kaq të madh është se pjesa më e madhe e përmbajtjes ishte neutrale gjinore, mund të vëreheshin të dyja ekstremet – të përmbajtjes me aspekte të habitshme tradicionale dhe me qëndrime jashtëzakonisht progresive dhe bashkëkohore në lidhje me barazinë gjinore. E gjithë analiza është e disponueshme në ueb faqen e Agjencisë www.avmu.mk.

Prezantime nga takimi publik

AKTIVITETET E KRYERA SIPAS PROGRAMIT VJETOR TË PUNËS SË ASHMAS-së

Dr. Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë

Analiza e çështjeve gjinore dhe mënyra e paraqitjes dhe përfaqësimit të grave dhe burrave në programet e transmetuesve

Victoria Borovska, Ph.D., bashkëpunëtore e lartë hulumtuese në Institutin për Shkenca Sociale dhe Humane – Shkup



Accessibility

Accessibility