SHKUP, 24.09.2012– Këshilli për Radio Difuzion (KRD) e miratoi informacionin për dinamikën për pagesën e lejes për të kryer veprimtari radiodifuzive, me çka konstatoi se radiodifuzeri satelitor TRD AB Dooel Shkup nuk e ka paguar shumën e caktuar për lejen. Nga ky konstatim dhe në bazë të letrës që ariti deri te KRD nga AB Kanal, se më nuk emeton program, KRD ia mori lejen për kryerjen e veprimtarisë radiodifuzive. KRD gjithashtu, e detyroi radiodifuzerin që ta paguajë pjesën e mbetur të papaguar nga tarifa vjetore për lejen, e cila sillet në periudhën e punës prej 15.08.2012 deri më 24.09.2012.
Në bazë të kërkesës të TRD Kanal 77 për miratimin me shkrim në përputhje me nenin 11 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, me kërkesën e propozuar nuk do të plotësohen kushtet e parashikuara nga ky nen i këtij ligji.
Gjatë mbledhjes KRD i rishikoi raportet e monitorimeve të arritura në bazë të radiodifuzerëve satelitor, dhe i shqiptoi masat e më poshtme:
-TRD 24 Lajme (Vesti): nuk janë konstatuar shkelje. Sepse që një periudhë më të gjatë nuk janë konstatuar shkelje te ky radiodifuzer, KRD publikisht e lavdëroi punën e tij,
-TRD Alfa: 3 vërejtje me shkrim
– TRD Sitell 3: 2 vërejtje me shkrim
– TRD Kanal 5 Plus: 1 vërejtje me shkrim
– TRD Nasha TV 1: vërejtje me shkrim
– TRD TV Sonce 1: vërejtje me shkrim
Monitorim shtesë dhe vizitë për konfirmimin e punës do tu kryhet edhe radiodifuzerëve të tjerë:
TRD Eko-proekt Dooel eksport-import Kriva Pallankë, TRD Enerxhi Radio Dooel import-eksport Strugë, Novatel-plus Dooel Prilep, Shoqata për radiodifuzion Di-Xhej Sllave Doel Strugë.
KRD e miratoi informacionin ne lidhje me procedurën paraprake për verifikim të kushteve për hapje të procedurave falimentuese / propozime për hapje të procedurave falimentuese për radiodifuzer, ndërmarrje publike radiodifuzive dhe operator të rrjeteve publike radiodifuzive.
KRD e miratoi analizën për strukturën e të punësuarve në industrinë e radiodifuzionit në vitin 2011 me rekomandim që vitin e ardhshëm në analizën e njëjtë të jenë të ofruar informacione më precize në lidhje me të punësuarit me honorarë dhe të punësuarit të tjerë.