Kronik e mbledhjes 40-të të KRD

image_pdfimage_print

SHKUP, 24.09.2012– Këshilli për Radio Difuzion (KRD) e miratoi informacionin për dinamikën për pagesën e lejes për të kryer veprimtari radiodifuzive, me çka konstatoi se radiodifuzeri satelitor TRD AB Dooel Shkup nuk e ka paguar shumën e caktuar për lejen. Nga ky konstatim dhe në bazë të letrës që ariti deri te  KRD nga AB Kanal, se më nuk emeton program,   KRD ia mori lejen  për kryerjen e veprimtarisë radiodifuzive. KRD gjithashtu, e detyroi radiodifuzerin që ta paguajë pjesën e mbetur të papaguar  nga tarifa vjetore për lejen, e cila sillet në periudhën e punës prej 15.08.2012 deri më 24.09.2012.

 

Në bazë të kërkesës të TRD Kanal 77 për miratimin me shkrim në përputhje me nenin 11 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, me kërkesën e propozuar nuk do të plotësohen kushtet e parashikuara nga ky nen i këtij ligji.

 

Gjatë  mbledhjes KRD i rishikoi raportet e monitorimeve të arritura  në bazë të radiodifuzerëve satelitor, dhe  i shqiptoi masat e më poshtme:

 

-TRD 24 Lajme (Vesti): nuk janë konstatuar shkelje. Sepse që një  periudhë më të gjatë nuk janë konstatuar shkelje te ky radiodifuzer, KRD publikisht e lavdëroi punën e tij,

 

-TRD Alfa: 3 vërejtje me shkrim

 

– TRD Sitell 3: 2 vërejtje me shkrim

 

– TRD Kanal 5 Plus: 1 vërejtje me shkrim

 

– TRD Nasha TV 1: vërejtje me shkrim

 

– TRD TV Sonce 1: vërejtje me shkrim

 

Monitorim shtesë dhe vizitë për konfirmimin e punës do tu kryhet edhe  radiodifuzerëve të tjerë:

 

TRD Eko-proekt Dooel eksport-import Kriva Pallankë, TRD Enerxhi Radio Dooel import-eksport Strugë, Novatel-plus Dooel Prilep, Shoqata për radiodifuzion Di-Xhej Sllave Doel Strugë.

 

KRD e miratoi informacionin ne lidhje me procedurën paraprake për verifikim të kushteve për hapje të procedurave falimentuese / propozime për hapje të procedurave falimentuese për radiodifuzer, ndërmarrje publike radiodifuzive dhe operator të rrjeteve publike radiodifuzive.

 

KRD e miratoi analizën për strukturën e të punësuarve në industrinë e radiodifuzionit në vitin  2011 me rekomandim që vitin e ardhshëm në analizën e njëjtë të jenë të ofruar informacione më precize në lidhje me të punësuarit me honorarë dhe të punësuarit të tjerë.



Accessibility

Accessibility