Kronika nga seanca nr. 61 e KRD-ës

image_pdfimage_print

SHKUP, 28.11.2013- Këshilli i radiodifuzionit (KRD) në seancën e sotme i shqyrtoi raportet nga monitorimi i serviseve programore Kanal TRE Dibër emetuar me datë 24 gusht 2013, Televizioni Kobra Radovish emetuar me datë 27 qershor 2013 dhe TV Sitel 2 emetuar me datë 8 nëntor të vitit 2013.

Këshilli i radiodifuzionit konkludoi që të veproje si më poshtë:

-Kanal TRE Dibër i shqiptoi 2 (dy) vërejtje me shkrim, njërën për kohë të papërshtatshme të emetimit program dhe tjetrën për mos shënjimin e reklamave.

-Televizionit Kobra Radovish i shqiptoi 3 (tri) vërejtje me shkrim, njërën për mos respektimin e rregullave për mbrojtjen e të miturve, respektivisht mos shënjimin e programeve para fillimit me paralajmërim akustik dhe vizual dhe mos emetimin e rregullt me pamje vizuale gjatë programit, tjetrën për kapërcimin e limitit për reklamim gjatë një kohe reale dhe masën e tretë për mos shënjimin dhe mos ndarjen e reklamave nga pjesët e tjera të programit me mjete akustike ose optike.

-TV Sitel 2 Shkup i shqiptoi 3 (tri) vërejtje me shkrim, njërën për kohë të papërshtatshme të emetimit program, tjetrën për mos shënjimin e programeve me sinjal paralajmërues gjatë kohës së emetimit të tyre dhe të tretën për reklamimin në programet televizive duhet vihet në mënyrë me çka nuk do të ndoten integriteti dhe vlera e programit, si dhe e drejta e autorëve dhe bartësve të tjerë të të drejtave.

-KRD e miratoi informacionin për lirimin nga pagesa e taksës radiodifuzive të banorëve të vendbanimeve nga fsh. Besvica- Komuna e Demir HIsar, fsh Kolari- Komuna e Qytetit dhe fsh. Crshka – Komuna e Shtipit, dhe konkludoi që ti liroje nga pagesa e taksës radiodifuzive banorët e vendbanimeve të cilët nuk janë të mbuluar me sinjal radiodifuziv, respektivisht nuk pranojnë programe të Ndërmarjes publike radiodifuzive “Radio televizioni maqedonas”, fsh. Besvica- Komuna e Demir HIsar, fsh Kolari- Komuna e Qytetit dhe fsh. Crshka – Komuna e Shtipit.



Accessibility

Accessibility