Kronikë e Mbledhjes së 29-të të KRD

image_pdfimage_print
SHKUP, 24.7.2012 – Në Mbledhjen e sotme të 29-të KRD i anuloi vendimet për t’u marrë lejet disa radiopërhapësve, për shkak se nuk kishin paguar kompensimin për lejen, ngaqë  ndërkohë këta radiopërhapës e kishin paguar kompensimin dhe kishin ngritur procedurë në Gjykatën Administrative.  Mbi bazë të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative dhe të Ligjit për kontestet administrative,  KRD anuloi vendimin për t’u marrë lejen këtyre radiopërhapësve:


– Radio MX – Ohër;
– Radio Besa – Dollnen;
– Radio Pehçeva – Pehçevë;
– Nova – Kumanovë;
– Gaudeamus Klasik FM, Martin – Shkup;
– Televizioni KRT – Shkup.

Në vazhdim KRD shqyrtoi raportet e monitorimit të servisit programor të parë dhe të dytë të MTV (TVM) dhe doli me këto masa ndëshkimore dhe qortime:


– TVM 1: dy vërejtje me shkrim;
– TVM 2: një vërejtje me shkrim dhe dy qortime.

Për shkak të mosrespektimit të masës së shqiptuar „vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi“, KRD vendosi që të ngrejë procedurë kundërvajtëse kundër: TV Alsat-M dhe Radio Ros Metropolis.

KRD vendosi ndërprerjen e procedurës për t’i marrë lejen me të cilën kryen veprimtari radiodifuzive TV Shutel. Monitorimi i KRD tregoi që në afatin e paraparë prej 15 ditësh ky radiopërhapës e harmonizoi punën konform formatit, të paraparë në leje.

Në lidhje me kërkesën për mendim, dorëzuar nga Këshilli i Kanalit Kuvendor për realizimin teknik të zërit të dubluar (në gjuhën maqedonase dhe shqipe), KRD konstatoi:

– Mënyra ekzistuese e emetimit të Kanalit Kuvendor në dy audio-kanale, përkatësisht në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe,  është zgjidhje e mirë nga aspekti programor dhe është në pajtim me standardet e të drejtave dhe lirive të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe me marrëveshjet ndërkombëtare që i ka ratifikuar Republika e Maqedonisë;

– Pjesa më e madhe problemeve nga aspekti teknik, që lidhen me mundësitë e pranimit të dy audio-kanaleve,  do të kapërcehen me procesin e filluar të digjitalizimit të transmetimit tokësor (terrestrial) të serviseve programore televizive, që duhet të përfundojë me fikjen e radiodhënësve tokësorë e të repetitorëve analogë më 1 korrik të vitit 2013;

– Emetimi i aktiviteteve kuvendore është me interes publik, iu mundëson qytetarëve që të informohen, ndërsa Kuvendit që të jetë transparent dhe i përgjegjshëm, gjë që është e domosdoshme për çdo demokraci, prandaj edhe Kanali Kuvendor duhet të jetë obligim must carry i operatorëve të rrjeteve komunikuese publike, përkatësisht të paketave të tyre programore, detyrimisht dhe falas të përfshijnë edhe këtë servis televiziv.

Plus kësaj KRD i mori edhe këto qëndrime:

– Sipas standardeve për emetimin e serviseve të këtij lloji në vendet e zhvilluara që kanë këtë traditë, Kanali Kuvendor duhet të jetë servis i specializuar i MRT (RTM), i pavarur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, për të cilin përgjegjësinë programore, përkatësisht redaktuese do ta ketë servisi radiodifuziv publik;


– Këshilli i Kanalit Kuvendor duhet të kujdeset për realizimin e misionit të këtij kanali, por assesi edhe për karakteristikat e tij si servis programor, madje as të vendos për punën e tij të përditshme.


Accessibility

Accessibility