Kronikë e Mbledhjes së 30-të

image_pdfimage_print
SHKUP, 26.7.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme vendosi anulimin e vendimeve për t’u marrë lejet për të kryer veprimtari radiodifuzive SHRT KIKI Ilija SHPKNJP nga Struga dhe SHRT Qani Isailoski RADIO TERNIPE (Rinia), SHPKNJP  Prilep. Këta radiopërhapës e shlyen borxhin ndaj KRD-së të kompensimit të lejes për të kryer veprimtari radiodifuzive. Obligim i këtyre radiopërhapësve është që t’i heqin prapë paditë kundër KRD-së, t’i paguajnë shpenzimet gjyqësore, si dhe shpenzimet e KRD-së për publikimin e vendimeve gjegjëse në Gazetën zyrtare.


KRD i pranoi analizat në vazhdim, të cilat janë obligim nga NPAA 2012:

–  Analizë për ndjekjen e obligimit të radiopërhapësve për të paguar kompensimin e lejes për të kryer veprimtari radiodifuzive gjatë periudhës nga 1 janar deri në 30 qershor 2012;
– Analizë për mbikëqyrjen e obligimeve të rrjeteve komunikuese publike dhe aktivitetet tjera të Sektorit për Pengimin e Piraterisë dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit dhe të Drejtave të Ngjashme në tremujorin e dytë të vitit 2012.
Këto analiza janë publikuar në ueb-faqen e KRD-së, në pjesën “Publikacione”.


KRD shqyrtoi raportet e monitorimit të televizioneve terrestriale nacionale dhe i shqiptoi këto masa ndëshkimore dhe qortime:


– SHRT Alsat-M: 2 qortime;
– SHRT – TV Kanal 5: 3 qortime;
– SHRT – TV Sitel: 1 qortim, 2 vërejtje me shkrim me publikim dhe 2 vërejtje me shkrim;
– SHRT – TV Telma: 2 qortime, 1 vërejtje me shkrim.


Në vazhdim KRD miratoi Kontributin e KRD-së për Raportin e përparimit të vendit në eurointegrime për periudhën maj-gusht 2012, pastaj miratoi Informatën për zbatimin e rekomandimeve nga Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR), me ç’rast konstatoi zbatimin e të gjitha rekomandimeve të ESHR.

KRD miratoi edhe dokumentet në vazhdim: Informatë për pjesëmarrje në Punëtorinë për tubimin e të dhënave për statistikën mediatike, në organizim të UNESCO-s dhe Raport nga takimi i organizuar nga Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe Misioni i OSBE-së në Shkup.

Pikat 13, 14 dhe 15 u shtyn për shkak të azhurnimit të materiaeleve për mbledhjen e radhës.


Accessibility

Accessibility