Kronikë e Mbledhjes së 32-të të KRD

image_pdfimage_print
SHKUP, 16.8.2012 – Në Mbledhjen e sotme të 32-të KRD konstatoi që SHRT Nasha TV dhe SHRT AB Kanal e kanë paguar këstin e fundit të borxhit që kanë pasur në lidhje me pagesën e kompensimit të lejes për të kryer veprimtari radiodifuzive.

KRD i prishi vendimet për t’u marrë lejet radiopërhapësve në vazhdim: SHRT MX Radio Ohër, SHRT Radio Besa Dollneni, SHRT Radio Pehçeva,  SHRT Gaudeamus Radio Klasik FM, SHRT Televizioni KRT, SHRT TV Nova Kumanovë, SHRT Radio KIKI Ilija dhe SHRT Radio Ternipe (Mlladost/Rinia).

Në lidhje me SHRT Di-Xhej Sllave nga Struga, KRD konstatoi që ky radiopërhapës e ka paguar kompensimin për leje, vendosi që t’i bëjë ftesë këtij radiopërhapësi që t’i paguajë shpenzimet rreth publikimit të vendimit në Gazetën zyrtare dhe ta tërheqë padinë kundër KRD-së, në Gjykatën Administrative, si parakusht që të prishet vendimi për t’u marrë leja.

Me qëllim që të kontribuojë në përparimin e marrëdhënieve ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike, KRD vendosi që të kërkojë nga të gjithë radiopërhapësit që t’i dorëzojnë strukturën e të punësuarve, prej së cilës do të shihej se në çfarë përqindje janë të përfshirë përfaqësuesit e bashkësive etnike. Gjithashtu, do të bëhet analiza e përfshirjes në programe e gjuhëve të bashkësive etnike, analiza e projekteve të kryera me interes publik, si produksion në gjuhët e bashkësive etnike më të vogla, si dhe i radiopërhapësve komercialë që emetojnë program në gjuhët e etnikumeve më të vogla.


Accessibility

Accessibility