Kronikë e Mbledhjes së 33-të të KRD

SHKUP, 22.8.2012 – Në Mbledhjen e sotme të 33-të publike KRD miratoi Analizën e tregut të veprimtarisë radiodifuzive për vitin 2011, pasi që më parë kryetari i KRD, mr. Zoran Trajçevski, para të pranishmëve bëri prezantimin me arritjet kyç.

Tërë analiza së shpejti do të jetë e arritshme në pjesën “Publikacione” në ueb-faqen e KRD-së.

Në vazhdim KRD miratoi raportet nga monitorimet e bëra të tri serviseve programore të Radios Maqedonase: të Servisit të parë programor – Radio Shkupi, të Radios Dy (Dva), të Kanalit të bashkësive etnike. Monitorimet treguan që në asnjë rast nuk ishin shkelur Ligji për veprimtari radiodifuzive dhe aktet nënligjore.

Nuk ishin konstatuar kurrfarë shkeljesh edhe te monitorimi i programit të Radios Kanali 77.

U shqyrtua edhe raporti nga monitorimi i programit të Radio Ros Metropolis, ndërsa për shkeljet e konstatuara KRD këtij radiopërhapësi i shqiptoi dy vërejtje me shkrim.  Pika me raportin e monitorimit të programit të Radios Antena 5 u shty për javën e ardhshme, kur do të thirret edhe pronari i kësaj radioje që personalisht t’i bëhen të ditura lëshimet.

KRD miratoi informatën në lidhje me veprimin e radiopërhapësve pas masave të shqiptuara në Mbledhjen e 23-të. Në këtë informatë ishte konstatuar që: TV Sitel 3, TV Kanal 5 dhe TV Alfa e kanë përmbaruar masën „vërejtje me shkrim“.

Meqë Nasha TV nuk e ka përmbaruar këtë masë, KRD vendosi që këtij radiopërhapësi t’i lë afat prej 7 ditësh për përmbarimin e saj, në të kundërt do të ngrejë procedurë kundërvajtëse.

KRD vendosi që t’u çojë letër të gjithë operatorëve të rrjeteve komunikuese publike që t’i emetojnë ata radiopërhapës maqedonas lokalë dhe rajonalë që kanë leje për emetim në hapësirën gjeografike që e mbulojnë operatorët gjegjës. Çdo veprim i kundërt do të llogaritet shkelje e LVRD.


Accessibility

Accessibility