Kronikë e Mbledhjes së 35-të të KRD

Shkup, 31.08.2012– Këshilli për Radio Difuzion (KRD)  në mbledhjen e mbajtur sot  e miratoj kërkesën  e TRD NASHA TV DOO nga Shkupi, në pajtueshmëri  për të ndryshuar strukturën e pronësisë.

Pika për inicimin e trajtimit për marrjen e lejeve  për të kryer veprimtari radiodifuzive  të shoqatave tregtare radio difuzuve të cilat nuk e kanë paguar tatimet për lejen për të kryer veprimtari radiodifuzive ishte e anuluar për mbledhjen e ardhshme, për arsye se afati për të paguar skadon sot deri në fund të ditës.

KRD,  ka vendosur që ti anulojë procedurat e shkeljes së iniciuar kundër:Read More

TV-Alsat –M, për shkak se radiodifuzeri me argument e vërtetoi se e ka kryer obligimin “të shpallurit vërejtje me shkri”.

Radio Ros Metropolis, për shkak se radiodifuzeri e ka kryer veprën “të shpallurit vërejtje me shkrim”

KRD  Radio Antena 5 vendosi që ti shqyrtoi dy vërejtje me shkrim, për shkak të mos paralajmërimit dhe të ndarjes së reklamave nga pjesët tjera të programeve, dhe për shkak të reklamave të fshehura.