Kronikë e seancës së 10-të

Shkup, 07.03.2025 – Në seancën e 10-të të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajtur më 6 mars 2025, Këshilli miratoi Aktvendim për ndalim të procedurës së inicuar për heqjen e lejes për transmetim në radio të  Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive RADIO RED FM SHPKNJP Tetovë, sepse transmetuesi ka paguar kompensimin vjetor të lejes në tërësi. Këshilli miratoi dhe Aktvendim për fshirjen nga regjistri i transmetuesve të Shoqërisë Tregtare për Veprimtari Radiodifuzive TV SHUTEL SHPKNJP Shkup.

Është dhënë miratim për zbatimin e procedurës për furnizim publik të lejeve për softuer për bekap të autorizaur të të dhënave, që është në pajtim me Planin Vjetor për furnizim publik për vitin 2025 të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe miratim drejtorit që të marrë Vendim për miratimin e mjeteve financiare për furnizim me vlerë të parashikuar nën kufijtë e vlerës për zbatimin e Ligjit për furnizim publik për shërbimin – përgatitjen e: Vlerësimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësi të tjera, Rregullore për mbrojtjen nga zjarret dhe shpërthime dhe përgatitjen e Planit për mbrojtjen dhe shpëtmin nga fatkeqësi natyrore dhe të tjera.



Accessibility

Accessibility