Shkup, 19 mars 2025. – Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, miratoi Vendim për rritjen e Planit Financiar për vitin 2025. Mjetet e ndara do të përdoren për ndihmë financiare për qytetarët e lënduar nga zjarri në Koçan, me të cilën Agjencia shpreh solidaritet dhe mbështetje në përballimin e pasojave nga fatkeqësia.
Këshilli miratoi Ribalancin e Planit Financiar për vitin 2025. Me këtë ribalanc, janë siguruar mjete financiare për ndihmë të TV KOHA Mevaip SHPKNJP Tetovë, për sanimin e pasojave nga zjarri që përfshiu televizionin më 8 mars 2025. Me ricaktimin e mjeteve në Planin Financiar për vitin 2025, sigurohet edhe pagesa e kompensimit të rregullt mujor për anëtarët e Këshillit.
Këshilli miratoi dhe Draft-raportin vjetor të punës së Agjencisë për vitin 2024.
Plotësuese, është shqyrtuar mbikëqyrja e kontrollit programor mbi SHTR SPEKTRA, Komuna Labunishtë SHPKNJP, që tregon se transmetuesi nuk ka mënjanuar shkeljen e mëparshme dhe ka vazhduar me shkeljen e nenit 92 të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Këshilli vendosi të inicojë procedurë kundërvajtëse para gjykatës kompetente.