Kronikë e seancës së 15-të

Shkup, 19.05.2023 – Për shkak të mos përmbushjes së obligimit nga neni 80 paragrafi 5 i LSHAAV, gjegjësisht mos pagesës së taksës vjetore për licencë për transmetim radiofonik, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizive ka filluar procedurën për heqjen e licencsës për kryerjen e veprimtarisë transmetuese transmetuesit SHTR JON – RADIO SHPK Strugë.

Në bazë të konstatimeve nga mbikëqyrja administrative , Këshilli I Agjencisë ka shqiptuar tri masa vërejtje publike në :

  • SHTR TV IRIS SHPK Shtip për mospërmbushje të detyrimit nga neni 15 paragrafi 1 i Ligjit për media, gjegjësisht mosdhënie të dhënash për strukturën pronësore, redaktorin/redaktorët përgjegjës, burimet e financimit në vitin 2022, të ardhurat totale të realizuara dhe shpenzimet nga ofrimi i aktivitetit në vitin 2022 dhe për shikueshmërinë mesatare në vitin 2022 dhe neni 15 paragrafi 3 i Ligjit për media – moszbulimi i të dhënave për programin e vet dhe dorëzimi i regjistrimit të njoftimit në ASHMA.
  • SHTR KOMPANI 21-M SHPKEL Shkup Mos përmbushja e obligimit nga neni 15 paragrafi 3 i Ligjit për media – mospublikimi i të dhënave për programin e vet dhe dërgimi i incizimit të njoftimit në ASHMA.

Sipas Planit Vjetor të Prokurimit Publik për vitin 2023 të ASHMA, Këshilli i Agjencisë miratoi drejtorin që të marrë vendime për zbatimin e procedurave për prokurimin publik të shërbimeve të mëposhtme: Mirëmbajtja e kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera TIK dhe Hulumtim-analiza e çështjeve gjinore. dhe mënyra e prezantimit dhe përfaqësimit të grave dhe burrave në programet e transmetuesve.



Accessibility

Accessibility