Kronikë e seancës së 16-të

Shkup, 30.05.2023 – Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim me të cilin miratohet ribalancimi i planit financiar të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2023. Me miratimin e ribalancit të Planit Financiar për vitin 2023, shpenzimet totale të planifikuara mbeten në nivelin e përcaktuar më parë.

Në lidhje me kontsatimet nga  Mbikëqyrja e jashtëzakonshme administrative , Këshilli I Agjencisë ka theksuar masa për paralajmërim publik në Shoqëria për prodhim, tregti dhe shërbime KOLOR MEDIA PLUS SHPK Shkup, botuese e “The Economist” sepse në numrin 5 janar 2023 nuk e ka përmbushur plotësisht obligimin nga neni 14 paragrafi 1 i Ligjit për media , d.m.th. nuk ka publikuar të dhënat për: adresën e zyrës qendrore të botuesit të medias, adresën e shtypshkronjës, datën e shtypjes ose ribotimit dhe numrin e kopjeve të shtypura.

Në lidhje me njoftimin për ndryshim të strukturës pronësore, Këshilli i Agjencisë ka miratuar Vendim me të cilin lejohet ndryshimi i strukturës pronësore të SHTR TV-KANAL VIS ShPK Strumicë.

Këshilli i Agjencisë miratoi një konkluzion për fillimin e konsultimit publik për ndryshimin e “Rregullores për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe personel për marrjen e licencës për transmetim radioteleviziv”.

Në bazë të një kërkese të pranuar për konstatimin dhe ritransmetimin e paligjshëm të një pjese të përmbajtjes programore të TV Thelma, Këshilli i Agjencisë ka marrë vendim për dërgimin e informacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme – Qendra për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda. për ekzistimin e dyshimit për shkelje të së drejtës së autorit dhe të drejtave të ngjashme nga operatori Makedonski Telecom – Shkup.

 

 



Accessibility

Accessibility