Shkup, 29.08.2023 – Për shkak të kompensimit vjetor të papaguar për licencën për transmetim televiziv në afatin e përcaktuar me ligj, Këshilli i Agjencisë në seancën e 28-të miratoi Vendim për revokimin e licencës për transmetim televiziv të SHTR TELEVISION POLOG SHPKNJP Tetovë.
Këshilli i Agjencisë, konform raporteve nga mbikëqyrja e rregullt, i shqiptoi tri masa vërejtjeje publike: SHTR RADIO Pro-FM nga Gostivari për shkelje të nenit 15 paragrafi 3 të Ligjit për media, SHTR TV K&M KISS&MENADA SHPKNJP Tetovë. për shkelje të nenit 14 të Ligjit për media dhe për shkelje të nenit 51 paragrafi 1 i LSHMAAV. Po ashtu ka dhënë miratimin që drejtori i Agjencisë të nxjerrë Vendim për shpalljen e shpalljes publike për themelimin e marrëdhënies së punës dhe zbatimin e procedurës për punësim në Shërbimin Profesional të Agjencisë për një përmbarues në vendin e punës: Shofer, person dërgues.
Në përputhje me Planin e Prokurimit Publik për vitin 2023, Këshilli dha miratimin për zbatimin e procedurës së prokurimit-shërbimit publik: Hulumtimi i kompetencave të edukimit mediatik të fëmijëve.