Kronikë e seancës së 3-të

Shkup, 30.01.2025. – Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele në seancë shqyrtoi raportet e mbikëqyrjeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme programore dhe miratoi Aktvendime për shqiptimin e masave vërejtje publike të MULTIMEDIJA NETVORK L SHPKNJP eksport-import Gostiver, për shkak të shkeljeve të shumta të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (LSHMAAV).

  • Shkelje e nenit 141 paragrafi (13) të LSHMAAV – ritransmetim të shërbimit programor që nuk përfshihet në çertifikatën për regjistrim të dhënë nga Agjencia, që paraqet transmetim të paligjshëm.
  • Shkelje e nenit 143 paragrafi (1) të LSHMAAV – ritransmetim të shërbimit programor me leje  për transmetim rajonal në teritorrin që nuk mbulohet me çertifikatën e dhënë.
  • Shkelje e nenit 144 paragrafi (3) të LSHMAAV – mos sigurimin e sinjalit me përmbajtje identike me atë të disponueshëm për parapaguesit e tij, që është në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Në përputhje me Udhëzuesin për përcaktimin e afatit për veprim sipas aktvendimeve të Agjencisë, operatori detyrohet që menjëherë pas pranimit të aktvendimit të harmonizojë veprimtarinë e tij me Ligjin. Për shkeljen e nenit 144 paragrafi (3), i caktohet afat prej 30 ditësh për  harmonizim.

Gjithashtu, Këshilli ka miratuar Vendim për vazhdimin e lejes për transmetim televiziv të SHTR Televizion Uskana Media SHPKNJP Kërçovë për periudhë nga data 24.06.2025 deri më datë 23.06.2034.

Plotësuese, është miratuar Ribalansi i Planit Financiar për vitin 2025, nga ku shpenzimet e planifikuara në total mbeten në të njëjtën shumë prej 199.729.722 denarë.

Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka miratuar Aktvendim për ndalimin e procedurës me rastin e Njoftimit për ndryshimin e strukturës së pronësisë të SHTR Klan Maqedoni SHPKNJP eksport-import Saraj Shkup. Procedura do të mbetet e pezulluar derisa Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk miraton interpretim autentik të nenit 42 të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, që i referohet anulimit të vendimeve për ndryshimin e strukturës së pronësisë.

Gjithashtu, Këshilli miratoi fonde për të mundësuar qasjen e Agjencisë në të dhënat e  Qendrës së shpërndarjes së internetit të RMV-së, me qëllim të përmbushjes me kohë të detyrimeve ligjore.



Accessibility

Accessibility