Shkup, 06.02.2025 – Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajti seancë në të cilën miratoi disa vendime sipas kompetencave të tij.
Në seancën e 4-ët, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimit programor – radio folëse-muzikore me format të përgjithshëm, në gjuhën maqedonase, në nivel lokal, në zonën e komunës së Kumanovës. Shërbimi programor në radio do të transmetohet përmes radiofrekuncës 92.6 MHz, të përcaktuar nga Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE). Leja është dhënë me kohëzgjatje prej 9 vitesh dhe nuk mund të transferohet te ndonjë person tjetër.
Gjithashtu, Këshilli dha miratim për pagesën e ndihmës financiare – dëmshpërblim për humbjen e anëtari të ngushtë të familjes të punësuari në Agjencion. Mjetet për këtë pagesë janë parashikuar në kuadër të Planit Financiar të Agjencisë për vitin 2025.