Shkup, 12.12.2024. – Këshilli i Agjencisë miratoi Draft rregulloren për regjistrimin e ofruesve të shërbimeve të platformave të shkëmbimit të videove. Dokumenti do të publikohet në ueb faqen e Agjencisë për diskutim publik brenda 30 ditëve.
Nisën procedurat për heqjen e lejeve
- SHTR TV NJUZ SHPKNJP Kumanovë – për shkak të tarifës vjetore të papaguar për licencën e transmetimit, ka iniciuar procedurë për revokim të licencës. Transmetuesi ka një afat prej 15 ditësh për të shlyer detyrimin.
- TV KANAL VIS SHPKNJP Strumicë – për shkak të mos respektimit të obligimeve ligjore dhe nënligjore është iniciuar procedurë për revokimin e licencës. Transmetuesi ka afat prej 15 ditësh për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për konfirmimin e plotësimit të kushteve.
Këshilli miratoi Vendim për fshirjen e SHTR B-97 SHPKNJP Manastir nga regjistri i transmetuesve. Vendimi do të publikohet në “Gazetën Zyrtare” dhe në faqen e Agjencisë.