Shkup, 21.01.2025 – Në seancën e dytë të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, janë shqyrtuar dhe miratuar disa vendime dhe masa me rëndësi për punën e subjekteve mediatike.
Këshilli miratoi Rregulloren për Regjistrimin e Ofruesve të Shërbimeve të Platformës së Shpërndarjes së Videove, e cila rregullon kushtet dhe procedurën për regjistrimin e këtyre subjekteve.
Këshilli shqiptoi masa vërejtje publike për mos respektim të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele:
- SHTR SPEKTRA, Labunisht SHPK
Për transmetimin e përmbajtjeve programore në gjuhë të huaj pa përkthim në gjuhën maqedonase (neni 64 paragrafi 1).
Për mospërmbushje të obligimit për transmetim së paku 30% të veprave audiovizuele maqedonase (neni 92 paragrafi 1).
- SHTR TV DUE Nazmi SHPKNJP, Gostivar:
Për mungesë të informatave që duhet të jenë në dispozicion të përdoruesve (neni 51 paragrafi 1).
Subjektet e listuara janë urdhëruar që brenda 10 deri në 20 ditë nga marrja e vendimeve të përputhen me detyrimet ligjore të veprimtarisë së tyre.
Këshilli dha miratimin për kryerjen e procedurave të prokurimit publik për shërbimet e mëposhtme: shërbimet e agjencive private të punësimit, shërbimet financiare dhe të sigurimit, biletat e linjës ajrore dhe shërbimet e auditimit.
Janë marrë vendime për fshirjen nga regjistri i transmetuesve TV-KANAL VIS DOOEL, Strumicë dhe Radio Universitare STUDENT FM 92.9, Shkup.
Këshilli miratoi një konkluzion për finalizimin dhe sqarimin e Vendimit për anulimin e Vendimit që lejon ndryshimin e strukturës së pronësisë së një transmetuesi.
Me këto vendime dhe masa, Agjencia vazhdon përpjekjet për përmirësimin e rregullimit të mediave dhe sigurimin e funksionimit të ligjshëm dhe transparent.