Kronikë e vazhdimit të dytë të Mbledhjes së 13-të dhe e Mbledhjes së 15-të të KRD

image_pdfimage_print

SHKUP, 18.5.2012 – Në vazhdimin e dytë të Mbledhjes së 13-të KRD vendosi që t’i dërgojë një ndërmendje TV A2, me të cilën televizionit i jepet afat prej 7 ditësh që ta harmonizojë formatin me lejen që ka marrë. Krahas kësaj, KRD vendosi që t’i drejtojë edhe një ndërmendje këtij radiopërhapësi në lidhje me emetimin e spotit muzikor me përmbajtje të papërshtatshme dhe shkelje të rregullave për mbrojtjen e publikut minoren.


Në mbledhjen e 15-të KRD shqyrtoi raportet nga monitorimi i programit të disa radiopërhapësve dhe i shqiptoi këto ndërmendje dhe masa:


TVM1 (maq. MTV1) – 3 vërejtje me shkrim
TVM2 (maq. MTV2) –  1 ndërmendje dhe 3 vërejtje me shkrim
TV Telma – 1 vërejtje me shkrim
TV Alsat-M – 1 ndërmendje, 3 vërejtje me shkrim  dhe 1 vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi
TV Sitel – 2 vërejtje me shkrim dhe 2 vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi
TV Kanal5: 3 vërejtje me shkrim
RA Ros Metropolis: 3 vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi
RA Kanal 77:  1 vërejtje me shkrim
RA Antena5: 2 ndërmendje dhe 2 vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi
RA Angels FM (Shtip): 1 ndërmendje dhe 1 vërejtje me shkrim


U miratua edhe Informata në lidhje me monitorimin e operatorëve të rrjetit komunikues publik që funksionojnë në territorin e qytetit të Gostivarit dhe në fshatrat Forinë e Çegran.


KRD miratoi edhe Raportin nga monitorimi i servisit të parë programor të Radios Maqedonase-Radio Shkupi, Raportin nga monitorimi i servisit të dytë programor të Radios Maqedonase-Radio 2, Raportin nga monitorimi i servisit programor Radioja Maqedonase-Kanali i bashkësive etnike dhe konstatoi që në të tri rastet nuk ka shkelje.



Accessibility

Accessibility