Kronikë e vazhdimit të parë të Mbledhjes së 13-të dhe e Mabledhjes së 14-të

image_pdfimage_print
SHKUP, 14.5.2012 – Në vazhdimin e parë të Mbledhjes së 13-të, në lidhje me raportin nga monitorimi i TV A2, që u shty për shkak të takimit me drejtuesin falimentues të televizionit, anëtarët e KRD-së vendosën që të caktojnë një takim me drejtuesin dhe me kryeredaktorin e TV A2 për të marrë më shumë detaje rreth punës së këtij televizioni, para se KRD t’i shqiptojë masat ligjore në lidhje me çrregullimin e formatit programor të definuar në leje.
Në Mbledhjen e 14-të të KRD,  me katër radiopërhapës – TV Telma, TV Alfa, TV Alfa Shkup dhe TV Iris Shtip – të cilët themelues kanë shoqata aksionare, KRD vendosi që të zhvillojë korrespondencë, gjatë së cilës iu jep afat prej 7 ditësh që KRD-së t’i japin të dhënat për aksionarët e vet dhe për lartësinë e depozitave të tyre, duke marrë parasysh që në bazë të Ligjit për veprimtari radiodifuzive nuk është i lejuar ekzistimi i pjesëmarrësve të fshehtë dhe se duhet të theksohen edhe ata aksionarë që kanë më pak se 5 për qind bashkëpjesëmarrje. Në këtë mënyrë do të përcaktohet se struktura pronësore e këtyre radiopërhapësve a është në pajtim me nenin 11 të LVRD.
U theksua që afati i përcaktuar më parë i harmonizimit me nenin 11 nga LVRD, deri në 30 shtator 2012, barabarësisht vlen për të gjitha subjektet radiopërhapëse të regjistruara në RM pa përjashtim.
Në Mbledhjen e sotme të 14-të u shqyrtua edhe letra synuese e kompanisë mediatike italiane Mediacom s.r.l.

Accessibility

Accessibility