Kronikë e vazhdimit të parë të Mbledhjes së 19-të dhe e Mbledhjes së 23-të

image_pdfimage_print
SHKUP, 19.6.2012 – Në vazhdimin e parë të Mbledhjes së 19-të KRD shqyrtoi dhe pranoi Informatën për projektet me interes publik, me qëllim që të implementohen rekomandimet që i përmban Raporti definitiv i revizionit nga ESHR.
Disa shoqata radiodifuzive nuk i kanë dorëzuar të dhënat për punën ekonomike në vitin 2011 dhe atyre gjegjësisht iu shqiptuan masa. Vërejtje me shkrim morën SHTR Intel, SHTR Novatel-Plus SHPKNJP Prilep, SHTR Gaudeamus Radio Klasik FM Martin SHPKNJP Shkup, Shoqata e radiodifuzionit Di-Xhej Sllave SHPKNJP Strugë, SHTR Eko-Projekt SHPKNJP eksport-import Kriva Pallankë, SHTR Radio Fokus SHPKNJP Tetovë dhe SHTR Energy Radio SHPKNJP import-eksport Strugë.  SHTR TV Kanal 8 SHPKNJP Koçanë mori vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi.

Në Mbledhjen e 23-të KRD shqyrtoi Informatën në lidhje me pagesat e bëra të kompensimit për lejen për të kryer veprimtari radiodifuzive për emetim terrestrial, gjendja përfundimisht 19 qershor 2012 dhe vendosi që të ngrejë procedurë për t’ua marrë lejen për të kryer veprimtari radiodifuzive  atyre shoqatave tregtare radiodifuzive të cilat në afatin e parapë në leje nuk e kanë paguar, përkatësisht nuk e kanë paguar në tërësi kompensimin për lejen. KRD iu drejtoi paralajmërim të fundit SHTR Alsat-M Shkup, SHTR Televizioni Skaj Net Shkup, SHTR Radio Zona M1 Shkup, SHTR TV Kiss Tetovë,  SHTR TV Menada Tetovë,  SHTR TV Iris Shtip, SHTR Radio Kiss Tetovë, SHTR Radio Galaksi nga Kavadarci,  SHTR TV Era Shkup, SHTR TV MTM Dasto Shkup, SHTR Pink Mak Shkup, SHTR TV Shutel Qamil Shkup, SHTR TV BTR Nacional Shkup, SHTR Televizioni Krt Shkup, SHTR TV Amazon Shkup, SHTR RTV Orbis Manastir, SHTR TV Dallga Krt Kumanovë, SHTR TV Kanal Festa Kumanovë, SHTR TV Nova Kumanovë, SHTR TV Super Skaj Tetovë, SHTR TV Art Tetovë, SHTR TVM Ohër, SHTR Nezavisna TV Ohër, SHTR TV Kaltrina Strugë, SHTR TV Art Kanal Strugë, SHTR TV Kanal 21 Veles, SHTR TV Boem Kërçovë, SHTR Televizioni Uskana Kërçovë, SHTR TV Gurra Kërçovë, SHTR TV Emi Radovish, SHTR TV Kobra Radovish, SHTR TV VTV Toni Vallandovë, SHTR Ros Metropolis Radio Shkup, SHTR Radio City Shkup, SHTR Radio Ravel Shkup, SHTR Radio Vat Shkup, SHTR Radio Klub FM Shkup, SHTR Radio Ef-Em 90.3 Shkup, SHTR Sportsko Radio Kanal 4 Shkup, SHTR Gaudeamus Radio Klasik FM Shkup, SHTR Radio Xhez FM Shkup, SHTR Radio Haraçina f. Haraçinë-Shkup,SHTR Radio Aktuel Manastir, SHTR Bi-Ki-Al Manastir,  SHTR B-97 Manastir, SHTR Radio Ce De Veles, SHTR Radio Merak 5 FM Veles, SHTR „Super-radio“ Ohër, SHTR Radio Llav Ohër, SHTR Radio Di Xhej Strugë, SHTR Radio BP Strugë,  SHTR Aleksandër Makedonski Kërçovë, SHTR Radio 5 Çoki Prilep, SHTR Radio Ternipe (Rinia) Prilep,SHTR Radio Kometa 2000 Gostivar, SHTR Radio Merlin Dibër, SHTR Radio Rrapi f. Veleshtë,  që menjëherë të shlyejnë borxhin e mbetur. Në të kundërtën,  KRD do t’u marrë lejet.

Këshilli ka diskutuar për mundësinë që të hapet një televizion i ri, me ç’rast vendosi që t’i bëhet një hulumtim tregut dhe të konsultohet AKE për frekuencat e lira.

Informacioni për masat dhe aktivitetet e ndërmarra sipas rekomandimeve të Revizorit shtetëror të autorizuar – IpMN (maq. IZPM), „Analizë për masat dhe aktivitetet e ndërmarra në lidhje me obligimin e KRD nga Udhëtreguesi: Ndërmarrje hapash për sigurimin e aplikimit të plotë të nenit 11 dhe të neneve 13-20 nga LVRD, përfshi dhe garancinë se janë vënë kompetencat e nevojshme ekzekutive dhe masat“, „Informatë në lidhje me heqjen nga parapagimi i taksës radiodifuzive i banorëve nga f. Nogaevski, Gradsko“  u shqyrtuan dhe u pranuan nga ana e KRD.

Pas monitorimit të serviseve programore të radiopërhapësve, KRD shqiptoi këto masa dhe ndërmendje:


TV 24 Vesti:  nuk ka shkelje
TV Sonce: 1 ndërmendje
TV Nasha: 2 vërejtje me shkrim dhe 2 vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi
TV AB Kanal: 3 vërejtje me shkrim  dhe 1 ndërmendje
TV Kanal 5 Plus: 1 vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi
TV Sitel 3: 2 ndërmendje dhe 1 vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi
TV Alfa: 1 vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi


KRD mori qëndrim pozitiv në lidhje me kërkesën e TV Alfa Shkup sa i përket problemit të paraqitur teknik nga ana e radiopërhapësit dhe vendosi që t’i japë një afat shtesë deri kah mesi i shtatorit që ta eliminojë problemin teknik.



Accessibility

Accessibility