Kronikë ng Mbledhja nr. 31 e KRD-ës

image_pdfimage_print
SHKUP, 31.7.2012 – Në mbledhjen e vet të sotme KRD miratoi informatën rreth pagesës që kanë bërë radioja studentore Student FM 32.9 e SHRT RFM Shkup dhe konstatoi se që të dy radiopërhapësit e kanë shlyer borxhin ndaj KRD-së. U ndërpre dhe procedura e inicuar për t’i marrë lejen për të kryer veprimtari radiodifuzive SHRT Radio Mis 2008 SHPKNJP nga f. Pegllovë, Pllasnicë, për shkak se radiopërhapësi në tërësi e ka paguar kompensimin e njehsuar për lejen për të kryer veprimtari radiodifuzive.

Në lidhje me Informatën për përmbushjen e masave të shqiptuara në lidhje me mospërmbushjen e obligimeve për t’i shpallur të dhënat e punës në vitin paraprak konform nenit 20 paragrafi 1 dhe 2 të LVRD, KRD iu shqiptoi masa – vërejtje me shkrim për SHRT Eko Projekt SHPKNJP eksport-import Kriva-Pallankë dhe Shoqatës së radiodifuzionit Di-Xhej Sllave SHPKNJP nga Struga, ndërsa SHRT Gaudeamus Radio Klasik FM Martin SHPKNJP Shkup i shqiptoi masën-vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi.  Këtyre radiopërhapësve KRD iu dha afat prej 7 ditësh që të veprojnë në pajtim me obligimet e tyre, përndryshe do të ngrejë procedura kundërvajtëse kundër tyre.

Shoqata për kryerjen e veprimtarisë radiodifuzive SHRT EKO-PROJEKT SHPKNJP eksport-import Kriva-Pallankë, SHRT ENERGI RADIO SHPKNJP eksport-import Strugë, SHRT Novatel-plus SHPKNJP Prilep dhe Shoqata e radiodifuzionit DI-XHEJ Sllave SHPKNJP Strugë nuk i kanë përmbushur masat e shqiptuara në lidhje me mospërmbushjen e obligimit për dorëzimin e të dhënave për punën ekonomiko-financiare në vitin paraprak konform nenit 20 paragrafi 3 dhe 4 nga Ligji për veprimtari radiodifuzive. KRD iu shqiptoi vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi dhe iu dha afat prej 7 ditësh që ta zbatojnë vendimin.

KRD miratoi Raportin për zbatimin e masave në lidhje me obligimet për emetimin e veprave audiovizive evropiane. Me këtë rast iu dha afat prej 15 ditësh MTV (TVM) dhe TV Sonce që ta zbatojnë obligimin e theksuar. Gjithashtu, KRD do t’u dërgojë letër TV Kanal5 dhe TV Kanal5+ që në raportet e tyre në tërësi ta respektojnë LVRD dhe që në tërësi t’i dorëzojnë të dhënat.

Informata në lidhje me lirimin nga pagesa e taksës radiodifuzive të vendbanimit f. Zheleznec, komuna Demir-Hisar, u miratua nga ana e KRD.



Accessibility

Accessibility