Kronikë nga mbledhja e 1-të.

image_pdfimage_print

Shkup, 08.01.2015 – Këshilli i Agjencisë miratoi vendimin për ndërprerjen e vlefshmërisë së lejes për 4 (katër) radiodifuzer që në afatin e caktuar nuk dorëzuan fletëparaqitje për zëvendësimin e lejes për veprimtari radiodifuzive me leje të re për emetim televiziv në pajtim me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele edhe atë për :TV M SHPK Ohër, TV Tera nga Manastiri, RA Ce De nga Velesi dhe TV Nova nga Kumanova.

Këshilli i Agjencisë i dha leje drejtorit të Agjencisë për zbatimin e furnizimit publik për të dhëna për fushën e radiostacioneve dhe për pjesën e tyre në shikueshmërinë e përgjithshme të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel shtetëror përmes satelitit ose përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik dhe të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel rajonal dhe lokal.



Accessibility

Accessibility