Kronikë nga mbledhja e 11-të

Shkup, 18.03.2012 – Për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale kadrovike të përcaktuara në nenin 9 paragrafi 4 të Rregullores për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e lejes për emetim radio dhe televiziv, me propozim të drejtorit të Agjencisë, Këshilli i Agjencisë miratoi vendim për inicimin e procedurës për marrjen e lejes për radio emetim të Shoqërisë për radiodifuzion DI-XHEJ Sllave SHPK Strugë.

Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për heqjen e Vendimit për marrjen e lejes për emetim televiziv të SHRD TV Amazon SHPK Shkup, duke marrë parasysh se radiodifuzeri në tërësi e ka plotësuar obligimin e tij për pagesën e kompensimit për lejen e emetimit televiziv.

Këshilli i Agjencisë e miratoi Draft-raportin e revizionit nga revizori i pavarur lidhur me raportet financiare të Agjencisë për vitin 2014.



Accessibility

Accessibility