1

Kronikë nga mbledhja e 13-të

Shkup, 30.03.2015 – Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në mbledhjen e sotme miratoi qëndrimin se Agjencia në tërësi pajtohet me mendimet e dhëna në Raportin përfundimtar të revizorit të autorizuar shtetëror lidhur me revizionin e realizuar të suksesit – “Efikasiteti dhe efektiviteti i sistemit të menaxhimit dhe kontrollit financiar, si dhe revizionit të brendshëm të Agjencisë shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Raportit të revizorit për raportet vjetore të llogarive vjetore të Agjencisë për vitin 2014.   

Këshilli i Agjencisë e miratoi Raportin vjetor për punën e Agjencisë për vitin 2014.

Pas parashtrimit të kërkesës për ndarjen e lejes pa shpallje të konkursit, në pajtim me nenin 76 paragrafi 7 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për ndarjen e lejes për emetim televiziv në sherbimin programor me format kryesisht argëtues, në nivel shtetëror për personin juridik “Company 21” SHPK, Republika e Kosovës, Prishtinë.

Këshilli i Agjencisë miratoi konkluzion që të mos bëhet thirrje publike deri te RTM.

Në lidhje me Kërkesën e SHRD Kanal 5 SHPK Shkup për tërheqjen e ankesës kundër aktgjykimit, Këshilli vendosi që të mos e pranojë.    

Është miratuar Rregullorja për përcaktimin e lokacioneve për mbledhjen e sinjaleve nga operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik dhe ofruesve me kërkesë të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele.

Këshilli i Agjencisë i dha leje drejtorit të Agjencisë për realizimin e furnizimeve publike për mjete për pije dhe nevoja të kuzhinës, mirëmbajtje të ueb faqes ekzistuese të Agjencisë, angazhimin e firmës për shpërngulje dhe për ndryshimin e vendimit për nevojat e furnizimeve publike – mobilie dhe pajisje për zyre.