Kronikë nga mbledhja e 20-të

image_pdfimage_print

Shkup, 04.06.2015 – Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Agjencisë miratoi Strategjinë për zhvillimin e teknologjive informatike dhe komunikuese si dhe planin aksionar të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për periudhën 2015-2018.

Në lidhje me shkeljen e nenit 38 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, miratoi vendime për shkeljet konstante të këtij neni të ligjit nga ana e Shoqërisë tregtare radiodifuzive RADIO OHRID SHPK Ohër dhe nga ana e Shoqërisë tregtare radiodifuzive RADIO SVETI NIKOLLE SHPK Sveti Nikollë.

Është miratuar edhe Rregullore për ndryshimin e Rregullores për përdorimin e telefonave celular zyrtar dhe 3G USB modemit në Agjencinë për shërbime mediatike.



Accessibility

Accessibility