Shkup, 30.07.2015 – Në mbledhjen e 24, Këshilli i Agjencisë miratoi Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për rendin e punës dhe përgjegjësitë disiplinore dhe materiale të të punësuarve në shërbimin profesional të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nr. 01-2761/1 nga data 06.04.2015”. Pas dorëzimit të njoftimit të kompletuar dhe me rregull, Këshilli miratoi vendim me të cilin lejohet ndryshim në strukturën e pronësisë të SHTR TV ART Artan SHPK Tetovë. Në mbledhje u miratua Konkluzion për ndërprerjen e procedurës për ndryshimin e strukturës pronësore të SHTR RADIO SVETI NIKOLE SHPK Sveti Nikollë dhe Vendim për inicimin e procedurës për konstatimin e ekzistimit të koncentrimit të palejuar mediatik te SHTR Radio KANAL 77 SHPKNJP Shtip.