Shkup, 17. 10. 2012- Në mbledhjen e sotshme, Këshilli për radiodifuzion (KRD) i rishikoi raportet nga monitorimi i shërbimeve programore TRD Radio Xhez FM (Shkup), TRD Radio Klasik (Shkup), TRD Radio Siti (Shkup) dhe TRD Radio Zona M-1 (Shkup) dhe vendosi ti shqiptoje masat e më poshtme.
– Vërejtje me shkrim për mosplotësimin e detyrave ligjore për emetimin e më pak se 30 % muzikë vokale dhe instrumentale në gjuhen maqedonase si : TRD Radio Xhez FM (Shkup), TRD Radio Klasik (Shkup) dhe TRD Radio Siti (Shkup).
– Vërejtje me shkrim për mos dallimin dhe mos ndarjen e reklamave nga pjesët e tjera të programit me mjete akustike të TRD Radio Zona M-1 (Shkup)
– Paralajmërim për mos dallimin dhe mos ndarjen e reklamave nga pjesët e tjera të programit me mjete akustike të TRD Radio Xhez FM (Shkup).
– Të gjithë shërbimeve radio programore të theksuara do tu tregohet se do tu bëhet monitorim kontrollues që të vërtetohet se a vazhdojnë përsëri me të njëjtat shkelje të ligjit.