Kronikë nga mbledhja e 47-të e KRD

image_pdfimage_print

Shkup, 22.10.2012 – Në mbledhjen e sotshme, Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) i shqyrtoi raportet nga monitorimi i servisit të programit të MTV1 emituar më 06 shtator të vitit 2012 dhe në servisin e programit MTV2 dhe përcaktoi këto masa:

– Vërejtje me shkrim për  transmetim  të reklamimit  të fshehur në  MTV 1 dhe paralajmërim për  sponzorim të palejueshëm të  programit aktual- informativ.

–  Vërejtje me shkrim  me kërkesë për publikim në MTV 2 për shkak  të transmetimit të programeve në termin të papërshtatshëm për opinionin adoleshent.

Nga Këshilli i Radiodifuzonit  3 shoqata tregtare radiodifuzive –TV GURRA-Kërçovë, HIT  RADIO nga Strumica dhe RADIO RAVEL nga Shkupi  kanë kërkuar për lejim ndërrimin e strukturës pronësore. Duke marë parasysh se nuk krijohet  përqendrim  i paligjshëm mediatik, KRD vendosi të japë pëlqim për ndryshim të strukturës së pronësisë së këtyre radiodifuzerëve.

Lidhur me kërkesën e Institutit Nacional Demokratik (NDI), Këshilli vendosi të mbështesë NDI-në në realizimin e idesë për transmetimin  e debateve televizive me kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në muajin  mars 2013. Debatet do të transmetohen drejtpërdrejtë në Televizionet  e Maqedonisë.



Accessibility

Accessibility