Shkup, 10.02.2015 – Këshilli i Agjencisë i dha leje drejtorit të Agjencisë që të dorëzojë deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë kërkesë për pëlqim për miratimin e “Planit për dedikimin dhe shpërndarjen e kapaciteteve të multipleksit digjital terestrial të operatorit të rrjetit publik të komunikimit elektronik që ka obligim për emetimin e shërbimeve programore të radiodifuzerëve”.
Këshilli i Agjencisë e pranoi propozimin e drejtorit për Korrigjimin e Vendimit për zëvendësimin e lejeve ekzistyuese për kryerjen e veprimtarisë radiodifuzive, për shkak të gabimit të shkaktuar teknik që ka të bëjë me SHRD GALAKSI – 2002 SHPK Kavadar.
Agjencia e miratoi Informatën për planin e popullarizimit të së drejtës për përgjigje dhe korrigjim, në kuadër të përgatitjes së programit më të gjërë për promovimin e arsimimit mediatik, ku janë të paraparë aktivitete të orientuara ndaj qytetarëve subjekteve juridike dhe ofruesve të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele, që janë në kuadër të kompetencave të trupit rregullator.
Këshilli i Agjencisë dha leje për zbatimin e 2 (dy) procedurave për furnizime publike për këto lëndë:Bileta të aeroplanit dhe veturë zyrtare dhe miratimin e vendimit për publikimin e shpalljes për krijimin e marrëdhënies së punës.