Kronikë nga mbledhja e 53-të e KRD

image_pdfimage_print

Shkup, 14.11.2012 – Në mbledhjen e sotshme, Këshilli i Radiodifuzionit i shqyrtoi raportet nga monitorimi  njëditor i  gjashtë radio servisëve  programore të transmetuar më datë 5 tetor 2012. Servisi i programit të  parë të RTM, servisi i programit të dytë të RTM, servisi i programit të tretë të RTM, Radio “ROS Metropolis”, Radio “Kanal 77” dhe Radio “Antena 5”, dhe raportet nga monitorimi njëditor i katër  servisëve programore të televizioneve lokale – TV Çegrani dhe TV 2 nga Gostivari, të transmetuar më datë 10 tetor 2012, gjithashtu edhe TV Art nga Tetova  transmetuar më datë 13 tetor 2012 dhe TV Kiss nga Tetova  transmetuar më 12 tetor 1012.

 

Programi i Parë, Dytë dhe Tretë i servisit programor të RTM, Radio “ROS Metropolis” dhe Radio “Kanal 77” nuk u janë vërejtur shkelje të dispozitave të Ligjit të Këshillit për veprimtari radiodifuzive dhe aktet nënligjore.

 

Për shkeljet e konstatuara të serviseve të tjera programore,këshilli vendosi ti shqiptoje masat e më poshtme:

 

Radios Antena 5 vërejtje me shkrim për mosetiketimin dhe mosndarjen e  reklamave nga pjesët tjera të programit me mjete akustike.

 

-Televizionit Çegrani nga Çegrani vërejtje me shkrim për mosetiketim të programeve para fillimit me paralajmërim akustik dhe vizuel për audiencën adoleshente dhe jotransmetimin e përhershëm vizual gjatë paralajmërimt, në vazhdimësi të programit; ndalim i përkohshëm për reklamim dhe teleshoping prej një dite, për tejkalimin e limitit për reklamim gjatë një ore reale dhe vërejtje me shkrim për mosetiketimin dhe mosndarjen e reklamave nga pjesët e tjera  të programit me mjete akustike.

 

-Televizonit Art nga Tetova vërejtje me shkrim për mos-etiketimin  e programeve para fillimit  me paralajmërim akustike dhe vizuale për audiencën adoleshente, dhe jotransmetim të përhershëm me  paralajmërim vizual  gjatë programit dhe ndërmendje për transmetimin e programeve të pa përkthyera në gjuhën shqipe.

 

-Televizionit Kiss nga Tetova vërejtje me shkrim për mosetiketimin e  programeve para fillimit me paralajmërim akustik dhe vizual për audiencën adoleshente  dhe mostransmetim i përhershëm me paralajmërim vizual në vazhdim të programit, dhe ndërmendje për transmetim dhe reklamim të fshehtë.

 

-Televizionit TV2 nga Gostivari vërejte me shkrim për transmetim të programit në termin jo të përshtatshëm për audiencën adoleshente , vërejtje me shkrim për mosetiketim të programit gjatë kohëzgjatjes dhe vërejtje me shkrim për mospërmbushjen e detyrës për transmetim më pakë se 30%  program i prodhuar në gjuhën shqipe.  

 

Këshilli i Radiodifuzionit solli Regullore për mënyrën e shkatërrimit të dokumenteve, si dhe për mënyrën e shkatërrimit, fshirjes dhe pastrimit të mediumeve (Pajisjeve për përpunimin e të dhënave personale) në Këshilln e Radiodifuzionit dhe Udhzim për mënyrën e mbajtjes evidencë  për person të autorizuar për të kryer përpunim të të dhënave personale dhe për të mbajtur evidencë për  transferimin e mediumeve (Pajisjeve për përpunimin e të dhënave personale) jashtë hapësirave të Këshillit. Pas shqyrtimit të mendimit të Drejtorisë për Mbrojtjen e të dhënave Personale.

 

Për mosrespektimin e detyrave sipas nenit 20 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, Këshilli i’u shqiptoi masa  me vërejtje me shkrim dy  radiostacioneve : Radio DI-XHEJ nga Struga për mos paraqitjen e të dhënave  për punën në një gazetë të përditshme   dhe programit të tyre dhe për mos paraqitjen e ecurive ekonomike për vitin e kaluar  dhe  Radio Enegy nga Struga për mosparaqitjen e të dhënave për ecurinë ekonomike në vitin e kaluar.

 

Këshilli e shqyrtoi Raportin përfundimtar  për kryerjen e revizionit mbi menaxhimin dhe strukturën të kontrolleve të IPA grupës  të caktuar në Këshilln e Radiodifuzionit dhe vendosi që Raporti pasi të  përkthehet  në gjuhën angleze të dorëzohen në Delegacionin e unionit Evropian dhe deri te  CFCD në Ministrin e Financave.
Këshilli e rishikoi Raportin nga analiza e serialit “Teudorët” i transmetuar në servilin programor TV Kanal 5 dhe e miratoi qëndrimin se është e këshillueshme që gjatë transmetimit të seriali të edhe  shenjë  12+, megjithatë deri sa ka intensitet të hovshëm të skenave të dhunshme dhe problemeve dhe me përmbajtje erotike/marrëdhënie seksuale , episodet problematike të vendosen në termin pas orës 22 me klasifikim etiketë Kategoria katërt programë.

 

Duke marrë parasysh se ajo nuk shkakton përqendrim të palejueshëm mediatik, Këshilli vendosi të lëshoje një autorizim për ndërrimin e strukturës pronësore të SHTR Radio Kavadarci- Kavadarc.

 



Accessibility

Accessibility