Kronikë nga mbledhja e 56-të e KRD

image_pdfimage_print

Shkup, 27.11.2012- Në mbledhjen e sotshme, Këshilli i Radiodifuzionit mori vendim për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive  të “EKO – PROEKT” eksport-import Kriva Palankë, për arsye se radiodifuzeri i lartpërmendur nuk ka filluar me ushtrimin të veprimtarisë radiodifuzive në afatin e paraparë.

 

Këshilli miratoi Regullore për  paraqitjen , reagimin dhe sanimin e incidenteve  të cilat ndikojnë ose mundët të ndikojnë në natyrën sekrete dhe mbrojtjen e të dhënave personale të cilat përpunohen në Këshill dhe Rregullore  e mënyrës për bërjen e kopjeve të sigurta, arkivim dhe ruajtje, si dhe për rikthimin e të dhënave të ruajtura personale pas shqyrtimit të mendimit të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

Këshilli  mori Vendim për lirimin nga pagesa e taksës radiodifuzive banorët e vendbanimit Nov Istevnik, Komuna e Delçevës dhe vendosi të njëjtin ti’a dërgoje Qeverisë së Republiklës së Maqedonisë.

 

Duke marrë parasysh  se TV Kanal 5 nuk e ka zbatuar plotësisht masën e shqiptuar ndalim të reklamimit  dhe teleshopingut në periudhë prej tre ditësh, shqiptuar për shkak mosrespektim të nenit 87-të paragrafi 2 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, Këshilli i Radiodifuzionit  vendosi që TV Kanal 5 ti shqiptojë masën ndalim i përkohshëm për reklamim dhe teleshoping.

 

Këshilli e shqyrtoi Raportin nga monitorimi,  pas ankesave për serialin  “Kohra të bujshme” që transmetohet në programin e TV Sitel. Duke pasur parasysh temën dhe masat e  përshkruara dramaturgjike agonisë stërtheksuar të melodramave të kryeprotagonistëve, Këshilli vendosi që seriali “Kohra të bujshme” duhet të shënohet si program i kategorisë së dytë dhe të mos reprizohet para orës 17.

 

Në këtë seancë, Këshilli  miratoi Programin për  punë për vitin 2013



Accessibility

Accessibility