Shkup (24 tetor) – Këshilli i Radiodifuzionit, në mbledhjen e sotshme (mbledhje publike), i miratoi raportet nga :
– Analiza e mënyrës së shfaqjes dhe përfaqësimit të burrave dhe grave në konceptet dhe përmbajtjet e programore dhe
– Analizën e çështjeve gjinore në konceptet dhe përmbajtjet programore të mjeteve për informim publik.
Të dy analizat janë obligime që dalin nga neni 17-të të Ligjit për Mundësi të barabartë të Grave dhe Burrave, a mbështetën në dy Ekzemplarë të ndryshëm nga emisione televizive dhe me ndihmën e dy instrumenteve të ndryshme ( pyetësorëve) të cilët u shfrytëzuan për analizë të përmbajtjes dhe për analizë diskursive.
Ekzemplarët përmbanin lajme, emisione informative dhe argëtuese, të emituar gjatë muajit maj te vitit 2012 në televizionet tokësore kombëtare : MTV 1 dhe MTV 2 nga servisi publik dhe TV Alsat –M, TV Kanal 5, TV Sitel, dhe TV Telma.
Në pajtim me detyrimet ligjore, Këshilli do ta dorgojë analizën Kuvendi të Republikës së Maqedonisë.